• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Plasi teksa po punonim”/ U plagos nga shpërthimi i granatës, flet 45-vjeçari

by
20/03/2023 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre burra e dy gra duke punuar në një arë kanë rënë në një granatë, shpërthimi i së cilës ka plagosur tre prej tyre.

Policia e lajmëroi ngjarjen teksa u bë me dije se tre të plagosurit u nisën menjëherë në drejtim të spitalit rajonal, por plagët e shumta i kanë detyruar të marrin rrugën në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Edhe pse ngjarja është ende e paqartë se si ka shpërthyer granata që ka qenë në arë, pasi ende nuk dihet nëse ajo arë ka qenë e punuar më parë apo ka qenë duke u çelur tokë e re, bëhet me dije se personi që ka marrë plagë më të pakta ka mundur të dëshmojë në spital për atë që ndodhi.

Bëhet fjalë për Olsi Elezi, i cili ka treguar se as vetë nuk e shpjegon se si ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë në gjendje të rëndë janë dy gra të familjes Bishtogu, të cilat kanë qenë në arë, sipas të dhënave bashkë me burrat e tyre. Këta të fundit mësohet se nuk kanë marrë plagë, pasi nuk është sqaruar ende nga Policia mekanizmi se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

NGJARJA

Policia lokale dha pak të dhëna mbi shpërthimin, që për pak sa nuk ka rezultuar fatal për jetën e dy grave dhe të një personi tjetër që u gjendën në arë duke punuar. Incidenti, sipas të dhënave, ka ndodhur në një fshat të Përrenjasit, pasi granata e vjetër ka shpërthyer dhe ka plagosur 3 persona.

Sipas informacioneve të plagosurit janë: Olsi Elezi, 45 vjeç; Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu, 58 vjeçe, të cilët mësohet se janë shtruar menjëherë në Spitalin e Përrenjasit, por për shkak të plagëve të marra janë transportuar në Librazhd e më pas në Elbasan.

Raportohet se ata kanë pësuar dëmtime në kokë, këmbë dhe bark, ndërsa në gjendje tepër të rëndë ndodhet Yllka Bishtogu. Mësohet se dy gratë e plagosura janë kunata, ndërsa 45-vjeçari Elezi është dhëndër në familjen e tyre. Pas incidentit të rëndë që ndodhi ditën e sotme në një fshat të Përrenjasit, ku 3 persona u plagosën nga një granatë e vjetër, një prej tyre ka folur për ngjarjen.

45- vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi, teksa po punonte me bel tokën e shtëpisë, ka deklaruar nga dhoma e spitalit ku është shtruar se “nuk e mori vesh” se si plasi granata. Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët.

Sakaq, mësohet se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda.

Të dhënat tregojnë se njëra nga gratë është në gjendje më të rënduar, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet duke ngritur edhe një grup të posaçëm hetimor pasi ekzistojnë dyshimet se mund të ketë edhe sende të tjera të dëmshme në ato zona, mbase të mbetura aty që nga koha e marrjes së armëve dhe armatimit në vendin tonë, 1997.

/e.d

Next Post
Urdhër-arresti i lëshuar për Putin, kërcënon Rusia: Pasojat do të jenë monstruoze!

Urdhër-arresti i lëshuar për Putin, kërcënon Rusia: Pasojat do të jenë monstruoze!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In