Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka vënë sërish në pozita të vëshitra policinë.
Forcat ligjzbatuese kanë ndërhyrë në një konflikt mes fëmijsh në një shkollë fillore në Tenesi.
Disa prej nxënësve janë shoqëruar me pranga në duar, ndërkohë mes tyre ishte edhe një fëmijë vetëm, 6-vje♪5ar i cili gjithashtu ishte prangosur.
Ngjarja ndodhi në një komunitet ku shumica janë me ngjyrë.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të shoqatave kundër racizmit.
Policia amerikane ka qenë nën akuza të përsëritura për trajtim të pabarabartë mes të bardhëve dhe atyre me ngjyrë.