• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Plas sherri në Parlament

by Java News
18/09/2015 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me tensione të mëdha, të cilat gati sa nuk kanë shpërthyer me grushtime të pozitës dhe opozitës, është përshkuar të enjten seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Sherri ka plasur në momentin që është kërkuar të hiqet nga rendi i ditës pika, ku parashihej të raportonte kryeministri, Isa Mustafa, rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, kryesisht atë për Asociacionin e Komunave Serbe.

Gjakrat janë “nxehur” kur nënkryetarja e Kuvendit, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Aida Dërguti, e rrethuar nga kolegët e saj opozitarë, për disa çaste ka zënë ulësen e kryetarit të Kuvendit, duke pamundësuar kështu vazhdimin e punimeve të legjislativit. Duke e parë që situata ishte para shpërthimit, kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti, ka mbyllur punimet e legjislativit, duke ia gjuajtur “topin” Kryesisë së Kuvendit që të thërrasë seancën e radhës. Derisa, të gjithë deputetët opozitarë u ngritën në këmbë duke shkuar të pjesa lart ku qëndrojnë rend të ulur anëtarët e kabinetit qeverisës, pati shtyrje me duar dhe fjalosje në mes zëvendëskryeministrit, Kujtim Shala, dhe Rexhep Selimit të “Vetëvendosjes”.

Në anën tjetër, në këtë situatë të tensionuar kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti, në përpjekje për ta hedhur në votimin kërkesën për shtyrje të seancës, pati tentativa të deputetëve opozitarë për marrje të mikrofonit, ndonëse Hamiti në reagim e sipër shqeu disa fleta që kishte para vetes, duke mbyllur kështu seancën në këmbë, pasi që ulësja e tij ishte e “uzurpuar” nga Dërguti. Në këtë seancë, ku pritej raportimi i shefit të Qeverisë rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, jo që nuk u pa në sallë vetë ai, por nuk ishte i pranishëm as zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, dhe as kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Opozita: Mustafa po fsheh diçka

Seanca e parë e sesionit vjeshtor të legjislativit edhe një herë shpërfaqi ndasitë e mëdha të mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri, Isa Mustafa, edhe pse kishte kërkuar raportin për marrëveshjet e arritura në kryeqytetin evropian, megjithatë i kishte kërkuar Kuvendit që këtë pikë ta heqë nga rendi i ditës me arsyetimin se nuk janë të pranishëm një pjesë e ministrave të kabinetit të tij qeverisës.

Ismet Beqiri, i LDK-së, e lexoi kërkesën e shefit të tij të partisë, i cili udhëheq edhe me ekzekutivin, derisa kjo kërkesë gjeti mbështetjen e partnerit të koalicionit PDK, por jo edhe të tri subjekteve opozitare. Ramush Haradinaj, i AAK-së, tha se me këtë mosraportim të Mustafës po tregohet se diçka po fshihet parapa marrëveshjeve të arrira në Bruksel. Ndërkaq, Galuk Konjufca, i LVV-së, tha se me këtë kërkesë shefi i Qeverisë vetëm sa i sforcon ato dyshimet nëse ai është kryeministër apo këtë pozitë e mban Hashim Thaçi.

Sipas tij, Mustafa nuk ka qenë në gjendje të raportojë për shkak të mungesës së partnerit të koalicionit, Thaçi. “Isa Mustafa po thotë se nuk mund të vijë në  Kuvend, sepse nuk e ka këtu zëvendësin, Hashim Thaçi, dhe kjo është jologjike e banale. Ne kemi informacione të sigurta se në mëngjes ka qenë në ndërtesë të Kuvendit dhe nuk është më larg se 100 metra nga këtu dhe kjo po tregon ikjen nga përgjegjësia”, ka thënë ai. Reagime ka pasur edhe nga shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila mosraportimin e Mustafës e ka quajtur si fillim dhe fund të qeverisjes së Mustafës. Ajo ka “kërcënuar” Qeverinë se tabori opozitar do të bllokojë kalimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë të Demarkacionit për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi.

Beqiri “selam” opozitës: Fuqia matet me votë e jo me muskuj

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, ndërkaq veprimin e opozitës, që çoi deri te bllokimi i punës së Kuvendit, e ka quajtur si një përpjekje të opozitarëve për të treguar trimëri.

“Ata tentuan të tregojnë trimërinë e tyre duke uzurpuar foltoren dhe duke ndalur seancën, por në Kuvend forca matet përmes votave. Ne trimërinë po ua lëmë atyre, pasi që ne të tjerët, shumica që kemi 89 vota, qenkemi frikacakë. Veprimi i tyre ka të bëjë me etjen e madhe për pushtet dhe asgjë më shumë”, ka thënë ai.

Duke iu referuar kërkesës së opozitës për dorëheqjen e Qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Beqiri tha se kjo është një fontanë dëshirash e opozitës.

“Nuk merrem me dëshirat individuale e grupore të opozitës, të cilat nuk janë gjë tjetër veç fontanë e tyre për shkuarje në zgjedhje”, ka thënë ai, duke ia tërhequr vërejtjen Qeverisë se për këtë çështje vendos shumica në Kuvend të Kosovës. Pas polemikave dhe debateve të ashpra në Kuvend, në fund u vendos që Kryesia e Kuvendit të hënën që vjen të marrë vendim që të thërrasë seancën e radhës, në të cilën duhet të raportojë kryeministri i Shtetit, në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara më 26 gusht në Bruksel, edhe sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, por edhe rreth Përcaktimit të Vijës Kufitare me Malin e Zi.

Next Post

Kapen 2 persona me 1536 palë atlete kontrabandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In