• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas sherri mes legjendave të sportit: Ti, bir komunisti…!

by Java News
24/08/2018 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Legjendja e Tiranës, Agustin Kola, është përfshirë në polemika të ashpra këto ditë, me një tjetër figurë të rëndësishme të Tiranës, Mirel Josa.

Kola ka thumbuar Josën në një intervistë tre ditë më parë për “Panorama Sport”, duke thënë se ka trajnerë që dalin kampionë dhe më pas rrëzojnë ekipet nga kategoria.

Josa iu përgjigj se Kola duhet të trajnojë ndonjë ekip, pastaj të flasë.

Sot, Kola i është përgjigjur sërish Josës nëpërmjet “Panorama Sport”, duke aluduar se miku i tij Josa ka përfituar nga regjimi.

Pas intervistës suaj, ka pasur një reagim nga Mirel Josa…

E lexova gazetën me vëmendje dhe fjalën e Mirelit. Unë jam i gatshëm të shpjegoj se çfarë ka bërë secili prej tyre, edhe Mireli, që nga periudha kur ka luajtur futboll. Unë i them Mirelit që jam gati edhe të ballafaqohem me të për gjithçka çfarë them e kërkon ai të thotë. Po i them që Agustini nuk ka luajtur futboll as sepse ka pasur babën sekretar partie e asgjë. E kam pasur babën punëtor. Unë kam lindur në Tironë dhe kam dhënë për Tironën e kështu siç jam sot kam qenë edhe atëherë. Por këto janë servilë dhe të tillë janë mësuar gjatë gjithë jetës. Kështu kanë mbijetuar gjatë gjithë kohës shumica e trajnerëve.

Nuk ju ka rastisur që të pranoni ndonjë kompromis, qoftë edhe me presidentët?

Asnjëherë në jetën time, as sot dhe as në atë kohë. Kur isha trajner i Tironës, m’i shitën dy ndeshjet e fundit dhe prandaj ika. Dola dhe thashë gjithçka e u largova. Gjatë gjithë jetës sime nuk kam pranuar kurrë servilizmin dhe as kompromiset. E përsëris, nuk e kam pasur babën as sekretar partie, as të kisha njeri me pushtet në parti, por ka qenë punëtor i thjeshtë. Ashtu siç kanë ecur prindërit e mi, kam ecur edhe unë nën gjurmët e tyre. Nuk jemi bërë servilë as të Enver Hoxhës dhe të askujt. Jam i gatshëm që të ballafaqohem me gjithkënd.

Në ndryshim nga unë që s’e kam pasur babën Enverist a komunist, këta kanë ecur në krah të tyre. As nuk e kam pasur vjehrrin trajner. Siç kam qenë në atë kohë, jam edhe sot. Njeri që kam ecur në bazë të aftësive të mia dhe sipas familjes sime, duke mos pasur njeri. Nuk kam pasur frikë as në atë kohë, kur edhe më dënuan për një vit në sport. Mirel Josa e di kur më dënuan dhe më la Tirona një vit në Fier dhe s’më morën as në shtëpi. Mireli ka qenë i vogël në atë kohë. Prandaj nuk kam dashur dhe nuk kam pranuar kurrë që ta ul hundën përballë askujt.

a.ç

Next Post
(VIDEO) Vajza bie nga shkëmbi/ A është ky i dashuri më i keq në botë?!

(VIDEO) Vajza bie nga shkëmbi/ A është ky i dashuri më i keq në botë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com