• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plas në PD! Komisioni i Apelimit del kundër mbështetjes së Berishës për Binajn

by A R
06/10/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se kryesia e PD-së ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në PD, e cila thotë se e kundërshton këtë vendim si antistatutor.

Ajo thotë se, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, kërkon që vendimi i Kryesisë së PD-së për të mbështetur Florian Binajn të anulohet.

Kjo kërkesë i është drejtuar Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe Kryesisë së PD-së.

Po ashtu, për dijeni, kërkesa i adresohet dhe Grupit Negociator të propozuar nga Kryetari i PD-së, për negociatat me partitë opozitare për gjetjen e kandidatit që do të garojë për postin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Pjesë nga kërkesa

“Në zbatim të Statutit të PD-së, çmoj se vendimi i datës 4 tetor 2025, marrë nga Kryesia, është në shkelje të rëndë të tij, dhe po kështu edhe lidhur me interesat politike dhe jo vetëm të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj, për sa kohë që nuk ka asgjë jo politike.

Ky vendim, në aspektin moral dhe politik, ndikon negativisht te strukturat e degëve të PD-së, pasi tregon frikë dhe mospranim të hyrjes në garë, dhe mbi të gjitha, nuk mund të pranohen si kandidatura persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut për Tiranën dhe qytetarët e saj.

Ky vendim bie ndesh me parashikimet e nenit 12 “Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet parlamentore dhe vendore”, ku me votë të lirë kemi sanksionuar se:

Ky vendim nuk ka fuqi statutore edhe politike, për sa kohë që sipas nenit 38 të tij.

Paraqitja e kandidaturave për pushtetin vendor”, kemi sanksionuar se:

Kandidaturat për zgjedhjet në këshillat e organeve të qeverisjes vendore miratohen nga kryesia e degës përkatëse të PD.

Seleksionimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë të organeve të qeverisjes vendore bëhet sipas rregullave të përcaktuara për përzgjedhjen e kandidatëve elektorale të PDSH-së, por në çdo rast me votim nga antarësia sipas parimit “Një anëtar, Një votë”, i cili përcakton edhe renditjen në listën përfundimtare.”

Me këtë rast, ju kujtoj se unë pata guximin të garoj në primaret e dhjetorit 2022.

Ky vendim shkel rëndë statutin, dhe pikërisht nenin 45 të tij, “Kompetencat e Këshillit Kombëtar”, në të cilin është sanksionuar se:

Në referim të vendimeve politike që merren nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar, nisur nga farsa e 11 majit, për të cilën ju, z. Berisha, keni bërë denoncime shumë të rënda me prova dhe fakte, gjykoj se është më mirë të vihet kusht se nëse nuk vjen raporti i OSBE-ODIHR dhe mbahet qëndrim ndaj këtyre zgjedhjeve, ne refuzojmë të hymë në zgjedhje, për sa kohë që kjo nuk lidhet me precedentin e vitit 2019 pasi:

Janë vetëm 6 bashki;

Në të gjashtë bashkitë kryetar ka qenë nga mazhoranca;

Mandati zgjat vetëm një vit e gjysmë.

Nëse sot nuk mbrojmë Statutin, japim perceptimin në publik se nesër, kur të vimë në pushtet, nuk do të mbrojmë as Kushtetutën.

Sot, secili prej jush që kontributin ndaj Partisë Demokratike, demokratëve dhe votuesve të saj e bën pa kushte dhe pa interes personal, duhet të reagojë fort.

Nesër do të jetë vonë.

Në pritje të reagimit tuaj sipas kompetencave që ju jep Statuti dhe ligji, ju uroj ditë dhe punë të mbarë”. thuhet në kërkesën e kryetarares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në PD.

Next Post
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në gjykatë: Akt makabër ndaj sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In