Kohët e fundit këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari është komentuar mjaft për shkak të padisë të ngritur për të, por mesa duket Zaji nuk është shqetësuar për të.
Duket se “mania” e këngëtareve për të nisur një biznes të tyre veç këngës, nuk mund të linte jashtë edhe Vasjarin. Ajo ka publikuar një foto në Instagram në të cilën tregon se është duke kryer disa punime dhe gjithashtu se është një “grua biznesi”.
Mësohet se këngëtarja do të hapë një dyqan veshjesh. Vetëm pak ditë më parë ka qenë këngëtarja Elvana Gjata, e cila ka inauguruar dyqanin me fustane nusërie “Altar” në bashkëpunim me stilistin Valdrin Sahiti.express