Kanë nisur incidentet tek Ministria e Brendshme, aty ku po zhvillohet një protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Disa protestuesë u qëlluan me njëri-tjetrit dhe në këtë moment, disa metra larg tyre, ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha ishte duke qeshur në momentin e sherrit, ndërkohë që pas shpinës së tij, protestuesit nuk i kursyen grushtat.
Sherri ka ndodhur mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe militantëve të Partisë Demokratike. VV ka kundërshtuar praninë e Bashës në protestë.
Është dashur thirrja e regjisorit Robert Budina, i cili iu ka bërë thirrje protestuesve të shmangin incidentet dhe të qëndrojnë sa më të bashkuar. “Mos provokoni“,-tha Budina. /Dosja.al