Një person është qëlluar me armë në Shkodër. Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Prek Calit në Shkodër. Akoma nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në ngjarje dhe shkakun e plagosjes.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/e.rr