• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Planifikonin sulme terroriste në Vjenë, arrestohen 2 shqiptarë, publikohet emri

by Java News
23/01/2017 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arrestimit të premten të një 17-vjeçari në Vjenë, i cili ishte vëzhguar nga autoritetet e sigurisë duke u përgatitur me gjasë për një sulm terrorist në kryeqytetin austriak, të shtunën në mbrëmje është burgosur një 21-vjeçar, i cili dyshohet të ketë planifikuar një sulm me bombë kundër policisë gjermane. Sipas mediave gjermane dhe austriake të dy të arrestuarit janë me origjinë shqiptare dhe mbanin kontakte të ngushta.

Deri më tani në media po qarkullon emri i të arrestuarit në Vjenë: Lorenz K., i njohur me emrin e luftës «Abu Chaker». Ai thuhet se ishte deklaruar si simpatizant i «Shtetit Islamik» dhe po mendonte të kryente një sulm në metronë e Vjenës, raporton dialogplus. Gazeta austriake «Kronen-Zeitung» ka raportuar të dielën se Lorenz K., familja e të cilit është nga Shqipëria, ka pranuar se po përgatiste një sulm terrorist. Ai kishte kopjuar në internet plane për përgatitjen e një bombe dhe ishte duke mbledhur material për të. Ministria e Brendshme austriake nuk e ka komentuar këtë lajm.

«Kronen-Zeitung» është një gazetë mjaft agresive dhe bulevardeske, e cila jo përherë raporton saktë, por në rastin konkret duket se redaksia ka informacione të dorës së parë. Gjatë observimit dhe arrestimit të Lorenz K. të premten në mbrëmje në Vjenë aty ishin edhe reporterët e «Kronen-Zeitung».

Sipas policisë i arrestuari ishte i njohur si delikuent. Së fundi ai kishte qarkulluar «në një rreth radikal shqiptaro-islamik», shkroi gazeta «Die Presse». Në shtëpinë ku u arrestua nuk është gjetur ndonjë mjet shpërthyes, ndërsa policia ka konfiskuar kompjuterin dhe disa telefona celularë.

ma.me

Next Post
Rikthehet “lufta e ftohtë”

FOTO/ Nga shtëpitë modeste në rezidenca, ku kanë jetuar në fëmijëri liderët e fuqishëm botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In