• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i ri Vendor i Tiranës, Veliaj: Ka përmasa njerëzore; nesër nis zbatimi i tij

by Java News
14/04/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  u shpreh se Plani i ri vendor është “paja” më e mirë për kryeqytetin. Duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga ekipi që punoi për hartimin e këtij plani, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, Veliaj theksoi se do të fillojë pa humbur kohë edhe puna për zbatimin e tij.

“Do ju ftoja që ta miratonit planin e ri të Tirana 030, si një kushtetutë e re për qytetin dhe si një platformë ku besoj kemi trashëguar një “pajë” edhe nga dija që na erdhi e eksperienca që na erdhi nga Stefano dhe puna e mrekullueshme e ekipit të tij. Besoj që shumë prej dijeve që u zhvilluan dhe praktikave do të mbeten në Bashkinë e Tiranës për t’u siguruar që ne do të kemi vazhdimësi në zbatimin e planit”, tha Veliaj duke shtuar se pas miratimit të tij, do të fillojë dhe faza e implementimit të disa projekteve për të kaluar tani edhe në Tiranën policentrite.

“Ne do të zhvillojmë në detaje të gjithë ndërhyrjet infrastrukturore që duam të bëjmë në zonat e Tiranës policentrike. Vërtet plani u bë në kohë rekord, por ju garantoj që nuk ka humbur aspak cilësinë. Përkundrazi, ne kemi punuar në mënyrë paralele që teksa arkitektët dhe urbanistët tanë punonin me planin, ne kemi bërë 24 dëgjesa në të gjitha njësitë bashkiake, një pjesë e madhe e rekomandimeve e kërkesave janë reflektuar në plan dhe në total rreth 100 dëgjesa me grupe të interesit. Pra, dëgjesa, transparenca ka qenë si gjeografike ashtu si edhe në shtresat e Shqipërisë që përfaqësojnë një grup interes”, tha ai

Duke e cilësuar planin e mëparshëm të hartuar nga administrata Basha si klientelist, Veliaj theksoi se plani i ri është me përmasa njerëzore. Për herë të parë, theksoi Veliaj, nuk shkon ndërtimi pastaj urbanizimi, por shkon  fillimisht urbanizimi. “Për shumë që e shohin në televizor u duket e komplikuar, por realisht është një plan me përmasa njerëzore, mjafton t’ ju përmend që plani që ne gjetëm në Bashkinë e Tiranës dhe ishte aktiv, ishte një plan për një Tiranë prej 4.6 milionë banorë. Plani i kaluar në thelb ishte një platformë për dhënien e lejeve të ndërtimit klienteliste dhe jo detyrimisht një plan që i shikonte të gjithë aspektet e tjera. Sot është dita me natën, është realisht një plan me përmasa njerëzore, që sikur të shfrytëzojë 100%  koefiçientin, që nuk ndodh kurrë, normalisht as gjysma nuk shfrytëzohet, ne maksimumi do të kemi një Tiranë me 1.5 milionë banorë deri në 2030, që në fakt përkon edhe me rritjen demografike”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se plani i ri vendor i jep zgjidhje çështjeve si transporti publik, krijimi i hapësirave të gjelbra si dhe përmirësimi i infrastrukturës.  “Tani po vazhdojmë me këndet e lodrave dhe atë që quhet hapësira e përbashkët për t’i rikthyer vlerën asaj që është komune, dhe ku marrin pjesë të gjithë. Sot e kemi rikthyer falë edhe disa koncepteve siç është pastrimi i ri i qytetit, apo shfrytëzimi i hapësirës së përbashkët. Për infrastrukturën kemi një fokus ndaj ju kërkoj që ta mbështesim, shkon si energji me planet e Ministrisë së Transportit, që janë unaza e 5-të e Tiranës edhe shumë projekte të infrastrukturës. Me bulevardin e ri ne do të jemi gati që të hapim 1000 metra e parë, pra kilometrin e parë të bulevardit të ri përpara fillimit të verës”,tha ai

Next Post
Tatimet: Rritet numri i bizneseve debitore, 18 159 subjekte nuk paguajnë detyrimet tatimore

Bizneset ambulante, edhe 16-vjeçarët duhet të sigurohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In