• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i përgjithshëm i Tiranës, Veliaj: Piramida do t’u kthehet qytetarëve

by Java News
10/10/2016 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar planin e përgjithshëm të kryeqytetit, nga ku ka deklaruar se kjo e hënë është dhe dita fundit, që do të gjejë Piramidën në këtë gjëndje, pasi do të nisë puna për transformimin e saj, për t’ju kthyer më në fund qytetarëve. Veliaj tha se Piramida do të kthehet në një godinë funksionale për qytetarët.

Në total do të jenë 13 projekte që pritet të shndërrojnë Tiranën, teksa kreu i bashkisë Veliaj ka shtuar se janë bërë më shumë se 100 dëgjesa publike për realizimin e këtij plani të përgjithshëm.

Veliaj tha se një tjetër objektiv është mbjellja e rreth 2 milionë pemëve në kryeqytet.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se deri dje Bashkia vihej në shërbim të interesave të një grushti njerëzish të fuqishëm, dhe mbi to zhvillonte planet për kryeqytetin, një metodë që tashmë ka marrë fund.

“Dje, kryetari i Bashkisë mblidhte taksa nga ndërtimet sa merret sot nga një pallat që ndërtohet. Sepse, ka rëndësi kur zihen hapësirat publike, duhet të paguash nëse e zë… Se kur bëra këndin e lojrave më thanë, pse lodhesh kaq, fëmijët nuk të votojnë, prej tyre nuk përfiton. Jo, gabim, unë dua Tiranën në funksion të qytetarit. Dua që Tirana të jetë qyteti model për gjeneratën e re”.- tha Veliaj.

Veliaj iu përgjigj qytetarëve që kundërshtojnë ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në kryeqytet. Kreu i Bashkisë tha se në kushtet që ndodhemi, ajo që na mungon është toka.

“Ka shumë njerëz që thonë, unë i urrej kullat. Nëse kemi 500 metra katrore, a nuk është më inteligjente të përdorim vetëm 100 metra katrore dhe ta bëjmë 10 katësh, pasi ajër kemi, hapësira s’kemi. Më mirë shko sipër dhe na liro tokë ku të luajnë fëmijët, ku të zhvillohen hapësira publike.”– tha Veliaj.

Veliaj shtoi se Bashkia po sheh me seriozitet mundësinë për të zhvilluar kryeqytetin në varësi të sektorëve, duke nënkuptuar se në disa zona do të ketë fuqizim të zonave rezidenciale, në disa të tjera zona ku do të përkushtuara për manifakturën, në disa të tjera për shërbimet, e kështu me rradhë

Arkitekti Stefano Boeri ka folur me detaje rreth planit urbanistik, duke vënë theksin tek krijimi i një parku të madh në kryeqytet.

“Do të kemi një park të madh. Në park do të kemi një oaz natyror, kjo është një nga çështjet kryesore për qytetin ku do jetë një oaz si unazë e katërt, ku do kemi një unazë të dytë e të tretë vetëm për këmbësorët që do të alternohet me unazën e parë e të pestë që do jetë për automjetet. Pika për zhvillimin bujqësor është vendosja e shkollave që Bashkia do që të jenë mjedise publike 24 orëshe, jo veç shkolla por vende që ofrojnë lehtësi publike.

Kjo është mënyrë tjetër për të punuar për një qytet publik. Këto janë 13 strategjitë, këtu keni disa nga strukturat, është mënyrë për ta kategorizuar dallimin mes zonave urbane, suburbane e të fshatrave. Për të bërë një ndarje më të mirë. Ky është kategorizimi i territorit të Tiranës, shohim sistemin rural. Një cështje tjetër është policentrizmi, për zonat rurale që do të konsolidohen por edhe në shkallë të qytetit që do të ketë transformime të qendrave të reja. Ka strategji për përdorimin e tokës dhe për të ruajtur territoret e reja për të mos u ndërtuar aty ku janë kufijtë dhe këtu është idea e intensitetit të propozuar që nga qendra ulet drejt pyjeve aty ku zonat e transformimeve dhe na duhet kjo PPV për ndërhyrje për të qenë të kufizuar e më pak të kufizuara si zona për zhvillimin.

Plani përdor këtë mjet për cilësinë urbane. Këto janë mjete të rëndësishme që i përkufizojmë bashkë me Bashkinë. Do të ketë rregull për mënyrën e ndërtimit, volumit, por nëse lejohet një volum shtesë pas ndërhyrjes së infrastrukturës. Kjo është një unazë e katërt që krijon intensitet më të madh në zonën e gjelbërt.

Zonat që transformohen do të kenë rregulla të veçanta e strategji për të parë cilësinë kundrejt bonusit, standardet dhe plani i përgjithshëm ka standarde të larta dhe nëse arrihen standardet projekti do të ketë një bonos intensiteti.

Janë bërë dy vite raporte monitorimi që lejojnë zbatimin e hartës së planit të përgjithshëm rregullues.

Një nga çështjet kryesore është të kthejmë sasinë në cilësi dhe ta ripërkufizonim disa shtresa të rëndësishme të qytetit sidomos atë publike
Lëvizshmëria e qëndrueshme, kushtet gjeo politike, aksesibiliteti pjesa bujqësore janë burimet e vërteta sepse tani jemi duke konsideruar një territor 25 herë më të madh.
Infrastruktura është një nga cështjet kryesore për të arritur në hapësirën cilësore të metropolit”../java/a.k

Next Post
Sulmohet edhe Meka!

Sulmohet edhe Meka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In