• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Plani për t’i dhënë hov zhvillimit bujqësor, zbulohen 3 projektet strategjike

by A R
03/05/2018 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë ka identifikuar në kuadrin e programit të 100 fshatrave, 3 projekte strategjike, të cilat do të zbatohen me prioritet të lartë. Këto projekte do të synojnë krijimin e rrjetit të agroturizmit shqiptar, ngritjen e rrjetit të inkubatorëve të produkteve tradicionale dhe ngritjen e rrjetit të markatave/dyqaneve të produkteve shqiptare dhe tradicionale.

1- Krijimi i rrjetit të agroturizmit shqiptar

Programi do të synojë mbështetjen për rreth 27 sipërmarrje të reja agroturizmi dhe 150 bujtina. Mbështetja do të synojë gjithashtu edhe përmirësimin e fermave dhe staneve blegtorale për qëllime të veprimtarisë së agroturizmit dhe turizmit rural.

2- Ngritjen e rrjetit të inkubatorëve të produkteve tradicionale

Programi do të synojë të krijojë rrjetin e “Inkubatorëve të  Produkteve Tradicionale”, që do të jenë hapësira që ofrojnë infrastrukturë të gatshme për të gjithë zinxhirin e vlerës së produktit, duke filluar që nga ambientet dhe pajisjet e prodhimit/magazinimit, linjave të paketimit dhe marketimit, mbështetje për standardizimin dhe certifikimin si dhe hapësirë për shitje të produkteve.

3- Ngritjen e rrjetit të markatave/dyqaneve të produkteve shqiptare dhe tradicionale

Produktet tradicionale shqiptare kanë treguar që e kanë të vështirë depërtimin në tregjet dhe dyqanet e shitjes me pakicë. Mbështetja e “hallkës” së fundit të zinxhrit të vlerës (shitja), do të synojë që të krijojë një rrjet të markatave/dyqaneve që do të jenë të specializuara në shitjen e produkteve shqiptare, në veçanti produkteve tradicionale.

Do të synohet që ky rrjet të ketë emërtimin e vet (markën/brandin) që e dallon nga rrjetet e tjera dhe bazuar në një strategji të posaçme marketingu dhe franchise, do të mund të krijojë një masë kritike të dyqaneve që do të bëjnë të mundur rritjen e përqindjes së shitjes së produkteve shqiptare/tradicionale. Mbështetja financiare për ngritjen e këtij rrjeti do të parashikohet në kuadrin e programit të 100 fshatrave.”

Krijohet komisioni

Për administrimin e Programit të integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR)-Programi i 100 fshatrave krijohet “Komisioni Ndërministror për Programin e 100 fshatrave” me përbërje të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Ministrit të infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Ministrit të Kulturës.

Programi i 100 fshatrave do të financohet nga buxhetet e ministrive pjesëmarrëse në program. Në detajimin e fondeve për investime, të alokuara në buxhetet respektivë të ministrive apo institucioneve të tyre të varësisë, ministritë pjesëmarrëse në program do synojnë ti japin përparësi projekteve të identifikuara dhe që zbatohen në zonën e përcaktuar të 100 fshatrave.

Projektet e identifikuara në kuadrin e programit të 100 fshatrave, mund të financohen edhe nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve.

Ministritë pjesëmarrëse, mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për grante, për financimin e këtij programi nga donatorë dhe me financim të huaj.

Programi mund të financohet nga çdo burim tjetër i ligjshëm apo nëpërmjet mekanizmave të partneritetit publik-privat.

 100-fshatrat

Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra, të cilat do të jenë pjesë e një program 4-vjeçar. Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit, ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike nga Dardha, Voskopoja, Razma apo Bosboshtica. Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që, në lajme i kemi dëgjuar për gjithçka, përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi.

Referuar draftit që po diskutohet është parashikuar që, për të nxitur turizmin rural të financohet ngritja e bujtinave dhe guesthouse. Mbështetja do të jetë deri në 50% të vlerës së investimit por jo më tepër se 1 milion lekë. Në mbështetje të agroturizmit do të jepet mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, por jo më tepër se 20 milionë lekë.

Për të nxitur prodhimet tradicionale të zonave në punishte të vogla, mbështetja është parashikuar deri në 50% e vlerës së investimit, por jo më tepër se 1 milion lekë. Për makineri e pajisje të tjera për prodhimin e produkteve tradicionale, mbështetje deri në 50% të vlerës së blerjes së pajisjeve. Nxitja e startup-eve për të rinjtë (25-35 vjeç) me grant deri në 500 mijë lekë.

Një zë është parashikuar në mbështetje të modernizimit të staneve deri në 80% të vlerës së investimit, por më shumë se 200 mijë lekë. Edhe inkubatorët e prodhimeve tradicionale do të mbështeten me grante deri në 70% të vlerës së investimit, por më shumë se 15 milionë lekë, kurse rrjeti i dyqaneve me prodhime shqiptare do të mbështetet deri në 50% të vlerës së investimit, por jo më tepër se 2 milionë lekë. /Monitor/a.m.

Next Post
Benzema e thotë thjesht: “Finalja nuk luhet, por fitohet”

Benzema e thotë thjesht: “Finalja nuk luhet, por fitohet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In