• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani për grusht-shteti i opozitës dhe ‘2000 të marrët’ që ka bërë gati!

by Frrok Çupi
05/04/2019 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Këtë që po them, nuk e kam një konstatim gazmor. Ka disa njerëz, sigurisht që teksa mbartin lajmin, vrapojnë nëpër mëhallë e buçasin si të marrë: “Eeej, edhe pak, shteti e ka marrë goditjen! Jepini!’. Jo!, po e them i tronditur thellë se duhet mbajtur dora me kaq! Është njësoj si sinjali në det për anijen tonë të goditur; po të ‘fluturojmë’, atëherë mbytemi të gjithë.

Asnjëherë kombi nuk ka pasur ‘të mira’ nga goditja mbi shtetin. Kjo është e treta ose e katërta herë në tre dekada; e katërta quhet nëse numërojmë edhe 21 Janarin e vitit 2011 kur shteti u godit me disa hunj civilë dhe me 4000 plumba shtetërorë, por që kaloi me vetëm katër viktima. Katastrofa e mars – qershorit 1997 e ktheu vendin njëmijë vjet pas; ndërsa grushti i shtatorit 1998 i la kombit plagën e pashërueshme se ‘ka ndodhur diku ( në Shqipëri) që shtetin e rrënojnë në ditën e mortjes së një lideri… Më parë nuk kemi pasur asnjëherë goditje mbi shtetin…, dhe pse? Sepse nuk kemi pasur shtet. Tani, me fjalë të hidhët mund të them se ‘prandaj qenkemi vetëqeverisur aq mirë në parapolitikë, sepse nuk kishim apo nuk donim shtet!”….

Ja ku jemi, sapo patëm menduar se po renditemi në radhët e kombeve europiane dhe sapo kishim vënë rregullat në vijë e jetonim të qetë, bash tani po na tronditet shtëpia e përbashkët. Çdo javë e shpesh edhe dy herë në javë njerëzit tmerrohen nga ‘dita e dhunës’

Shteti është goditur nga brenda dhe nga jashtë

Nga brenda: 40 e ca për qind e përfaqësuesve e rrëzuan besimin. Shteti i përfaqësimit dhe besimit ra. Vetë shteti është besim, kot thonë se është armë e buke e strehë. Deputetët e partive opozitare dolën nga Parlamenti duke lajmëruar dy stuhi: Stuhinë e parë se kolonat dhe plateja e ‘besimtarëve’ opozitarë mbetën në ‘hënë’, gjë që mund të sjellë rënien nga përbrenda. Stuhia e dytë: Përfaqësuesit dolën nga salla e ligjit dhe iu drejtuan oazeve të të marrëve; i pajisen me gurë, me hunj, me zjarr dhe me lekë për të sulmuar fronin e shtetit. Çdo komb në botë, sado i vogël, i ka dy mijë të marrë, në çdo minutë ata janë gati të sulmojnë shtetin ose vetë zotin; prandaj goditësit nuk kanë pse krenohen.

Shteti i goditur nga jashtë: Në fakt, shteti nuk u godit nga jashtë pasi ishte goditur nga brenda parlamentit. Prej kohësh aleatët perëndimorë, sidomos Shtetet e Bashkuara, kishin njoftuar se rajoni ndodhet nën goditjen e të tretëve.

Goditja mbi parlamentin u krye në një akordancë perfekte me sulmin nga jashtë. Në Malin e Zi, pesëdhjetë metra larg Shkodrës, ka nisur një sulm i përafërt, edhe ata po kërkojnë ‘djegie mandatesh’, d.m.th. djegie besimi. Para dy vjetësh aty ishte ngritur një grusht për vdekjen e shtetit nga Rusia, por që nuk u realizua atëherë. Tani ‘është koha’ që të realizohet andej dhe këndej Shkodrës.

Nëse deri më sot nuk ka grusht shteti, këtë e presim ( me sa thuhet brenda opozitës) në ditën e votimeve, në 30 qershor. Opozita që la ‘besimin’, ka ndërmend të vërshojë me ‘2000 të marrët’ dhe të djegë të gjitha kutitë e votimit. Në kulmin e një plan-thurjeje për grusht shteti, Amerika i dorëzoi sot Shqipërisë edhe 40 mjete ushtarake të blinduara ‘për luftë në prita dhe në shkurre’… Deri këtu ishte vetëm Mali i Zi, model ‘nga jashtë’. Por kështu është edhe Serbia, edhe Republika Srbska, edhe Maqedonia…

Grupimi që po godet shtetin në Tiranë i ka prerë lidhjet me Perëndimin, as dëgjon dhe as bindet.

Shteti i goditur nga thelbi i tij

Po goditet individi. Tani individi ka frikë. Një individ në frikë mund të pësojë gjithçka: Mund të vdesë, mund të jetojë keq, mund të deformohet dhe të kthehet në shërbëtor të dhunës, mund të bjerë në panik, mund të kthehet në rrezik.

Dhuna e ushtruar hapur në sheshe, dhuna e paraqitur si ‘gazmore’ në ekrane, dhuna e fjalëve të liderëve se ‘do të të varim prej këmbësh si Duçen në Milano’, e kanë futur ‘në ujë’ individin. Dhuna kundër Parlamentit a kundër selisë së shtetit, plagos pesë a dhjetë vetë, por traumatizon dhjetë mijë, një milionë, dy milionë. Është njësoj si terrorizmi që vret tre por tremb tre miliardë në botë. Ne e kemi provuar në vitin ’97 kur nga lufta dolën shumë të çmendur.

Shteti i sulmuar mbi të Drejtën

Njeriu ka n nisur të ndjehet i vetmuar dhe i pashpresë për të drejtën. Kanë dalë hapur ‘skifterët’ e grabitjeve dhe të shantazheve. Tjetri të vjen në derën e shtëpisë, të kërkon ta paguash që të të lejojë të hysh në shtëpinë tënde… Ku do ta kërkosh të drejtën? Askund, shteti është vënë nën frikë, edhe ministri të thotë ‘paguaje’ skifterin. Prindërit dhe gjyshërit i shikoj ditët e diela që i shtrëngojnë më fort fëmijët në krahë se dikush mund të vijë tua rrëmbejë. Janë zgjuar vrasësit dhe është ulur shumë pagesa, me një pagesë vriten tre persona. Po vritet shpresa e Drejtësisë së Re e promovuar nga Perëndimi- madje ky është edhe qëllimi i sulmit mbi shtetin. Nëse do të lejojmë, atëherë po ju sjell një pamje nga Tirana e marsit ’97: Kur pamë disa blinde policore që nga dritaret e apartamentit, na erdhi gjaku dhe thamë ‘shpëtuam’.

Shteti i sulmuar mbi të nesërmen: Nëse shteti do të mbahet nën goditje, dhe pakica do të mbyllë në ‘qelitë’ e shtëpive shumicën, atëherë do të nisim të hamë ‘bukën’ e nesërme. Po të trembet shteti me kaq, atëherë do të kthehen projektet, do të kthehet teatri, biblioteka, mbikalimi, ura, rruga, unaza, aeroporti dhe baza ushtarake amerikane… Atëherë shteti nis e ha veten, nëse do të lejohet. Kur them se ‘ha veten’ po them se ne individët brenda shtetit do të nisim të hamë të ardhmen tonë. Dhe goditësit mbi shtetin na çojnë prapë njëmijë vjet pas.

Dua të them i tronditur se deri tani shteti ‘e ka marrë goditjen e parë’, jemi të rrezikuar, por vetëm kaq është më pak se katastrofa.

(AFP.al)

Next Post
“Sulmi me bojë”, Gjoni: Kishte edhe dy prita të tjera. Me Kryemadhin nuk kam asnjë marrëdhënie

"Sulmi me bojë", Gjoni: Kishte edhe dy prita të tjera. Me Kryemadhin nuk kam asnjë marrëdhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In