• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani për furnizimin e Tiranës 24 orë me ujë

by A R
25/07/2017 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sigurioi sërish qytetarët se brenda 5 viteve të ardhshme kryeqyteti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë dhe për këtë publikoi edhe planin e investimeve të hartuar nga UKT me ndihmën e USAID-it.
Në dëgjesën e zhvilluar me këshilltarët e LSI dhe PS në Këshillin Bashkiak për të argumentuar dhe shpjeguar propozimin për çmimin e ri të ujit, Veliaj deklaroi se e vetmja mundësi për të rritur investimet dhe për t’i siguruar Tiranës ujë të pijshëm është marrja e këtij vendimi. “Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha, sot jemi me 13 orë ujë në ditë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat. Në zonat e tjera nuk mund t’i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Në Bovillë bëjmë klorinim sipas parametrave evropiane. Në pallate cilësia e ujit dëmtohet në depozita. Por, pyetja është: nëse duam 24 orë ujë të pijshëm, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që ofrojnë 24 orë ujë të pijshëm, por qytetarët aty paguajnë 99 dhe 95 lekë sot”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës paraqiti para këshilltarëve edhe planin e investimeve që parashikohen të kryhen për të bërë të mundur që pas 5 vitesh Tirana të ketë 24 orë ujë pa ndërprerje në rubinet, duke theksuar se për të bërë të mundur këtë është e nevojshme marrja e një kredie prej rreth 120 milionë euro, ndërsa një pjesë tjetër të investimeve do të përballohen me të ardhurat e vet UKT-së.
Për këtë ai sqaroi se:
– Janë parashikuar 10 milionë euro investim në shtimin e burimeve të ujit
– 5 milionë të tjera në përpunimin dhe filtrimin e tij.
– 50 milionë euro do të investohen në sistemin e transmetimit për të siguruar që uji të arrijë nga burimet në rrjetin e shpërndarjes më shumë dhe me kosto më të ulët.
“Propozimi ynë është që pjesën më të madhe të kredisë ta investojmë në transmetim që të jetë i papenetrueshëm, në këtë mënyrë ne e marrim të gjithë uji dhe nuk na humbet rrugëve, si sot”, tha Veliaj në fjalën e tij para këshilltarëve.
Gjithashtu, 50 milionë euro të tjera janë parashikuar që të investohen në ndërhyrjen e në rrjetin e shpërndarjes së ujit që është edhe më problematiku, sidomos në zonat informale dhe të krijuara kryesish pas viteve 90 ku ndërtimet janë bërë pak kriter dhe pa asnjë rrjet ujësjellësi dhe kanalizimi.
“Ne duam që të shkojmë në nivel kapilar. Pra 50 milion euro shkojnë për sistemin e shpërndarjes në nivel kapilar dhe sigurisht ato që përfitojnë më shumë është Astiri, Fresku, Kodra e Diellit që furnizohen me puse. E gjithë zona e Freskut, e gjithë Misto Mamo, Yzberisht janë të gjitha me puse. Po nuk çuam Bovillën që të çojë uji deri në Misto Mame, deri te Kodra e Diellit dhe deri te Fresku nuk kemi shans për Tiranë me ujë”, tha Veliaj.
Një pjesë e mirë e investimit do të preki edhe sistemin e kanalizimit të ujërave. “Dhe 40 milionë euro janë kanalizime. Kjo pasi uji që shkon nuk kthehet mbrapsht por ne s’kemi kanalizime. Jep leje pallati Kashari e Farka dhe ku shkon gjithë ky ujë, te i njëjti gyp që shkonte kur nuk kishte fare banorë në ato zona”, bëri të ditur Veliaj, ndërsa theksoi se investimet do të prekin edhe sistemin e automatizimit dhe matësave.
Në total tha Veliaj bëhet fjalë për një kredi prej 120 milionë euro për 12 vjet, ku 3 vitet e para do të jenë me interes zero. Ndërkohë që pjesa tjetër e investimeve do të mbulohen me të ardhurat e vet Bashkisë dhe UKT-së.
Veliaj deklaroi se nëse nuk do të ketë ndryshim të çmimit, atëherë furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë do të realizohet pas 4 dekadash. “Ne duhet t’u themi qytetarëve që nuk do zgjedhim të ecim me këtë ritëm breshke për 45 vjet, por të kemi guxim dhe të sigurojmë ujin e pijshëm. Po flasim për rritje 20 lekë, më pak se një gazetë. Sot po lyp Bashkia e Tiranës për atë 20 lekësh”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në kohën që në Bashki ishte Lulzim Basha dhe në qeveri Sali Berisha, çmimi i ujit të pijshëm u rrit me 125%, ndërsa qytetarëve iu bë fakt i kryer pa asnjë transparencë.  “Në këtë derexhe na sollën këta që bëjnë histeri. Këta që bëjnë histeri nuk erdhën fare në Këshill Bashkiak. E dini që është rritur uji në vitin 2012, me 125 për qind dhe e bëri vetëm bordi me firmë të Saliut dhe të Lulit. 125 për qind. Njerëzit se morën vesh fare deri kur erdhi te fatura. Këta që bërtasin sot, që janë duke pirë ujë Panna dhe Evian. Këta janë si agjentë marketing të gjithë importuesve të ujit”, u shpreh ai duke shtuar se si pasojë e keqmenaxhimit, Ujësjellësi i Lanabregasit u la peng në një bankë të nivelit të dytë.
“Kur Saliu ishte në defiçit buxhetor detyroi Lulin që ta blente duke marrë borxh në një bankë të nivelit të dytë dhe  la peng ujësjellës-kanalizime të Tiranës. Ne jemi me letra pronar. Kolateralin e aseteve tona e ka një bankë e nivelit të dytë. Kështu që në këtë sens Luli shkoi mori 20 milionë euro në bankë, ia dha Saliut se mbeti pa lek në vitin e fundit të mandatit dhe ndërkohë ne duht të paguajmë në pesë vitet e ardhshme këtë borxh”, deklaroi Veliaj.

Next Post
Rrëmben e përdhunon për katër ditë 17-vjeçaren, prangoset shqiptari në Itali

Tiranë/ Bëhet me burrin e dhunojnë prindërit e moshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

January 22, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In