Shtëpia e Bardhë ka mohuar se planet e publikuara nga mediat shtetërore iraniane dhe të shpërndara gjerësisht nga mediat ndërkombëtare, janë të njëjtat që i janë dorëzuar Shteteve të Bashkuara lidhur me armëpushimin në Iran.
Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmes platformës së tij “Truth Social” ka kritikuar ashpër informacionet që po qarkullojnë.
Trump sulmoi atë që e quajti “marrëveshje të shumta, lista dhe letra” që, sipas tij, po shpërndahen nga persona që nuk kanë asnjë lidhje me negociatat, raporton BBC.
“Në shumë raste, ata janë mashtrues të vërtetë, sharlatanë dhe edhe më keq,” shkroi ai, duke paralajmëruar se “do të ekspozohen shumë shpejt pas përfundimit të hetimit federal”.
Ai shtoi se vetëm një propozim është i pranueshëm për SHBA-në dhe se ai po diskutohet në mënyrë të fshehtë, larg vëmendjes së publikut.
Plani me 10 pika sipas mediave iraniane:
Irani pretendon se SHBA ka pranuar planin me 10 pika si bazë për negociata. Kushtet kryesore përfshijnë:
2-Kontrollin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit
3-Njohjen e programit të pasurimit të uraniumit
4-Heqjen e të gjitha sanksioneve primare
5- Heqjen e të gjitha sanksioneve sekondare
6-Shfuqizimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
7- Ndërprerja e të gjitha vendimeve të Bordit
8-Pagesën e kompensimeve ndaj Iranit
9-Tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni
10-Ndërprerjen e luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin











