Krahas policisë dhe urgjencës, në gatishmëri të përforcuar kanë kaluar dhe ekipet zjarrfikëse, për mbajtur nën mbikëqyrje situatën e rendit. 5 ekipe zjarrfikësish do patrullojnë natën e ndërrimit të viteve në terren në rast se do ketë problematika nga përdorimi i fishekzjarrëve.
Shërbimi zjarrfikës ka kaluar në shërbim të përforcuar për të mbajtur nën kontroll situatën gjatë festave të fundvitit.
Për këtë qëllim prej datës 15 dhjetor janë ndarë 5 reparte, duke marrë në monitorim të plotë kryeqytetin.
Komandanti i repartit zjarrfikës Tiranë, Ilir Xhanari, shpreghet se trupat janë në gjendje që ti përgjigjen çdo situate që mund të krijohet.
Xhanari: Planin e masave e kemi filluar nga 15 dhjetori. Ndërrimin e viteve ata do të jenë të stacionuar në terren.
Salla operative do jetë e hapur për qytetarët për të raportuar në çdo kohë, ndërsa sipas Xhanarit qytetarët të drejtohen tek numri 128 dhe jo 112 për të fituar më shumë kohë në rast të ndonjë ngjarjeje.
Xhanari: Sallës së shërbimit zjarrfikës i korrespondon numri 128.
Krahas zjarrfikësve, në shërbim të përforcuar kanë kaluar dhe policia e shtetit dhe qendra kombëtare e urgjencës për të mbajtur nën kontroll çdo situatë të mundshme që mund të regjistrohet gjatë festave të fundvitit.
/a.r











