• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Plani i “Tatimeve” për borxhet e kompanive, si do të mblidhen 880 milionë eurot

by A R
21/10/2019 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset i kanë borxh tatimeve një shumë prej 107.7 miliardë lekë, ose rreth 880 milionë euro, sipas të dhënave të tatimeve të raportura në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për buxhetin faktik 2018.

Kompanitë me status aktiv kanë 43% të borxhit në total vendi, ndërsa 57% janë subjekte që nuk kanë më aktivitet.

Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj sqaroi së fundmi se si do të mblidhen këto detyrime. “Ato janë borxhe që nuk janë krijuar muaj për muaj, por kanë dalë në pah si rezultat i kontrolleve tatimore. Në momentin që borxhi është shumë i lartë dhe është gjetur nga kontrolli, administrata tatimore ka marrë masa shtrënguese deri në konfiskimin e aseteve. Është vështirë të kryhen gjithë proceset e ankandit për të marrë mbrapsht para dhe për të mbyllur borxhin tatimor. Pra, për të gjithë ato subjekte, të cilat janë me borxh të lartë, të cilat shfrytëzojnë pasuri natyrore, janë marrë masat e konfiskimit të aseteve të tyre aty ku ka pasur asete për të konfiskuar. Nga ana jonë, ne kemi marrë të gjitha masat shtrënguese për të mbledhur borxhin e keq, por ka dhe disa limitime. Aty ku nuk ka asete, ne kemi marrë masa për bllokimin e llogarive, si për subjektet dhe për administratorët e subjekteve, aty ku ka asete, kemi barra siguruese”, sqaruan Tatimet.

Të dhëna të tjera të tatimeve bëjnë të ditur se debitori më i madh është rafineria e naftës ARMO, dhe kompanitë e lidhura prej saj, me një total prej 126 milionë euro, ose  sa 14% e borxhit tatimor që kanë të gjitha bizneset, shkruan ‘monitor’. Debitori i dytë më i madh është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHHE), me një borxh prej 6.2 miliardë lekësh.

Skemat e mëdha të evazionit me TVSH

“Këto skema janë në fushën e ndërtimit. Ne po bëjmë një analizë të atyre subjekteve që kanë rezultuar evazorë dhe të gjithë këto subjekte deklarojnë xhiro dhe nuk kanë të punësuar. Ne kemi evidentuar në fushën e ndërtimit një numër të lartë subjektesh, 1484 subjekte, që rezultojë me një të punësuar. Të gjithë këta do të kontrollohen dhe do të analizohen, me qëllim që ne të arrijmë të kapim evazionin, pa përfunduar proceset e ndërtimit, pa arritur dosjet në hetim apo prokurori. Gjithashtu, po analizojmë në bashkëpunim me bashkitë, procesin e fillimit të punimeve, pasi administrata nuk sinjalizohet për nisjen e punimeve. Ne mund të marrim informacion për lejet e ndërtimit, por nuk sinjalizohemi për ndërtimin dhe kemi në plan që, gjatë vitit të ardhshëm, për të gjithë punimet që do të nisin, ne do të njoftohemi nga bashkitë dhe do të shkojmë të shohim subjektet 6 muaj pas fillimit të ndërtimit që t’i kapim që në fillim”, theksoi Ibrahimaj.

Institucionet publike që nuk paguajnë sigurimet

“Institucionet publike të penalizuara janë të shumta dhe mospgaesa e detyrimeve ndodh gjatë gjithë kohës. Ka institucione që detyrimet i kanë shumë të larta. Kemi marrëveshje për shlyerje me këste për tatimpaguesit. Është mundësia që si institucionet, edhe bizneset, të shlyejnë me këste detyrime të ndryshme, por jo por sigurimet. Kemi evidentuar një numër të lartë institucionesh publike, që kanë pasur detyrime të larta sigurimesh të papaguara, por nga muaji shtator, Ministria e Financave, në zbatim të një udhëzimi, ka vendosur rregullin që çdo institucion shtetëror nuk do të paguajë pagat, pa paguar sigurimet, me qëllim që kjo dukuri të ndalë. Kjo është masa që kemi marrë, e cila ka dhënë efektin e vet, ku asnjë pagesë page nuk kalon në Thesar, pa paguar kontributet”.

Next Post
Nga 3 janari, qeveri teknike! Kush mund ta zëvendësojë Zoran Zaevin

Nga 3 janari, qeveri teknike! Kush mund ta zëvendësojë Zoran Zaevin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

February 26, 2026
“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

February 26, 2026
Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

February 26, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në legjislativ e ekzekutiv

February 26, 2026
Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

February 26, 2026
“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In