• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plani i mundshëm i Bushatit për të drejtuar Vetëvendosjen”

by A R
30/08/2019 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka rritur protagonizmin e tij politik javët e fundit, duke artikuluar kritika në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe sidomos kryeministrit Edi Rama.

Dalja në skenë e Bushatit në rolin e oponentit të qeverisë përkon me humbjen e privilegjeve, fillimisht si Ministër i Jashtëm dhe më pas edhe si koordinator politik në kryeqendrën e Veriut, Shkodër, pas rezultatit dramatik në zgjedhjet e fundit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Bushati ishte protagonist i debateve të forta në mbledhjen e Kryesisë së PS, teksa kërkoi të mbahej përgjegjësi për Valdrin Pjetrin dhe Tom Doshin, ndonëse muaj më parë, vetë i kishte vlerësuar maksimalisht.

Më parë, pasi u shkarkua si ministër, Bushati akuzoi PS si arrogante, duke e ngarkuar me përgjegjësi për bojkotin e Kuvendit dhe djegien e mandateve nga PD-LSI, për llogarinë e tyre politike.

Bushati kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj një vendimi të Parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, vendim i cili, ashtu siç edhe pritej, u hodh poshtë lehtësisht nga KE.

Por, Bushati tha se “Do të ishte mendjelehtësi të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit holandez”, duke shigjetuar kështu Ramën, në përpjekje për krijimin e një profili të ri në PS.

Po çfarë fshihet pas këtij protagonizmi politik të Ditmir Bushatit, shpeshherë i sforcuar dhe me dy standarde? Burime për Shqiptarja.com kanë sinjalizuar se Bushati po përgatit terrenin për t’u vetëlarguar nga Partia Socialiste.

Por, krahas planit për t’u larguar, Ditmir Bushati pritet t’i bashkohet një projekti të ri politik në Shqipëri.

Konkretisht flitet për një plan të mundshëm të Ditmir Bushatit për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Madje duket se Bushati po e shfrytëzon të gjithë këtë situatë, duke nxitur debate dhe replika artificiale me kryeministrin Edi Rama, për këtë ambicie politike.

Në prill të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë u shtri zyrtarisht edhe në Shqipëri. Dega funksionon deri më tani me një bord drejtues, ndërsa në krye të saj me shumë gjasa pritet të zgjidhet Ditmir Bushati, i cili po distancohet gradualisht nga Partia Socialiste, ndërsa është përpjekur të krijojë terrenin për këtë kapërcim politik, duke e identifikuar veten si kundërshtar të idesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kalimi i mundshëm tek Vetëvendosja

Ditmir Bushati pritet të përdorë shkarkimin si ministër të Jashtëm si argument shtesë për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri.

Ndonëse qeveria shqiptare nuk ka shprehur deri më sot asnjë qëndrim as apo pro dhe as kundra aspekteve të ndryshme të një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Bushati e paraqiti shkarkimin e tij si ndëshkim për qëndrimin kundër një marrëveshjeje të tillë. Ky qëndrim i Bushatit përkon me atë të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë. (Shqiptarja.com)

Next Post
Negociatat, Cakaj takohet me homologët europianë në Helsinki

Negociatat, Cakaj takohet me homologët europianë në Helsinki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In