• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Plani i fshehtë i Vladimir Putin

by Java News
11/01/2021 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Historisë së Akademisë Ruse të Shkencave mbajti mbledhjen vjetore të Vitit të Ri për të gjithë studiuesit dhe punonjësit e tjerë.

Drejtori i institutit dhe zëvendësi i tij përshëndetën siç duhet të pranishmit, por në një moment gjatë fjalimit, një burrë i panjohur u shfaq në skenë. Ai me qetësi u prezantua si “kurator” i institutit ose agjent rezident nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

“Ne ishim absolutisht të shtangur. Askush nuk priste diçka të tillë, të gjithë ishim të tronditur nga fjalimi i tij. Ai nuk ishte aspak i zënë ngushtë të thoshte hapur se po mbikqyrte institutin për FSB-në. Rezulton, se ai ka qenë me ne që nga shtatori”, tha studiuesja e vjetër Irina Levinkaya.

Ajo shton se askush nga punonjësit nuk kishte ndonjë pyetje për agjentin e tyre rezident.

Incidenti u kujtoi shumë studiuesve epokën sovjetike, kur agjentët e KGB-së ishin vendosur rregullisht në institucionet akademike dhe vendet e tjera të punës. Ata shpesh merrnin vendime se ku mund të botonin studiuesit, çfarë konference mund të merrnin pjesë dhe çfarë kontaktesh të huaja mund të kishin.

Levinskaya thotë se mbetet e paqartë se, cili do të jetë roli i agjentit të FSB-së në institutit të saj.

“Është e vështirë të thuash se çfarë interesash ka ai në institut. Shumë prej nesh e studiojnë periudhën e Mesjetës dhe kemi një arkiv të mahnitshëm të saj. Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që atij i intereson historia më bashkëkohore – për shembull, Lufta e Dytë Botërore”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë.

Nën presidentin Vladimir Putin, Qeveria ruse ka kërkuar të vendosë një narrativë për Luftën e Dytë Botërore që lavdëron rolin Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste, ndërsa injoron krimet dhe gabimet e diktatorit Josef Stalin dhe qeverisë së tij.

Në vitin 2014, Rusia miratoi të ashtuquajturin Ligj i Kujtesës, i cili penalizonte “përhapjen me dashje të informacionit të rremë në lidhje me aktivitetet e BRSS-së gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Midis qindra ndryshimeve në Kushtetutën Ruse që u miratuan me ngut vitin e kaluar, ishte një pjesë [neni 67] ku thotë se, “Federata Ruse nderon kujtimin e mbrojtësve të Atdheut dhe garanton mbrojtjen e së vërtetës historike. Ndalohet zvogëlimi i rëndësisë së arritjes historike të popullit në mbrojtjen e Atdheut”.

Levinskaya e lidh ardhjen e agjentit resident të FSB-së me gërmimet në varrin masiv të Sandarmokhi në rajonin verior të Karelias.

Shoqëria Ushtarake-Historike Ruse e lidhur me Kremlin, filloi gërmimet në këtë zonë në një përpjekje për të provuar se, trupat nuk u përkisnin viktimave të Policisë Sekrete të Stalinit, por më tepër të burgosurve sovjetikë të luftës, të cilët gjoja u ekzekutuan nga forcat finlandeze gjatë okupimit të rajonit në Luftën e Dytë Botërore.

“Unë këtë e shoh si një lidhje të drejtpërdrejtë. Këto gërmime ishin absolutisht joshkencore. Ata shkelën çdo logjikë historike. Mbi të gjitha, Finlanda ka botuar të gjitha dokumentet e saj dhe ato janë ekzaminuar plotësisht. Kjo është një përpjekje e vërtetë, e neveritshme për të rishkruar historinë”, tha ajo.

Deputeti i Asamblesë Legjislative të Shën Petersburgut, Boris Vishnevsky më 4 janar i dërgoi një pyetje zyrtare kreut të degës së FSB-së të qytetit, Aleksandar Rodionov, për të kuptuar shtrirjen e programit “agjent rezident”, mbi autorizimin ligjor që është ndërmarrë dhe mbi atë se cilat janë saktësisht funksionet e tyre.

“Nuk ka asgjë për ‘agjentët residentë’ të FSB-së për të bërë në institucionet akademike civile që nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë kombëtare dhe nuk kanë qasje në dokumente sekrete. Nuk ka asnjë bazë ligjore për dërgimin e tyre atje”, tha Vishnevsky.

Instituti i Historisë padyshim që nuk është i vetmi institucion akademik që ka tërhequr vëmendjen e FSB-së.

Një ish-valltare që punon për Akademinë Vaganova të Baletit thotë se, FSB-ja nuk ka qenë kurrë larg vendit të saj të punës dhe se prania e agjencisë së sigurisë u rrit dukshëm kur një drejtor i ri, Nikolai Tsiskaridze u emërua në vitin 2014.

“Ata po monitorojnë besnikërinë tonë. Njerëzit të cilët konsiderohen si jobesnikë pushohen pothuajse menjëherë nga puna. Prandaj, u largova – thjesht mund të them se situata po bëhej e rrezikshme”, tha ish-valltarja, e cila kërkoi të mos identifikohej.

Në kohën Sovjetike, kujtoi ajo, dezertimet e profilit të lartë të valltarëve si Mikhail Baryshnikov, Natalya Makarova dhe Rudolf Nureyev kishin degëzime të ashpra në institutin e saj dhe akademi të tjera të ngjashme.

“Ata mbajtën takime. Të gjithë u implikuan, u munduan, u dëbuan. Nuk kishte asnjë shmangie nga kjo. Tani, e gjithë kjo është transferuar në nivelin e besnikërisë personale ndaj menaxherëve”, tha ajo.

“Vendi ynë nuk ka ndryshuar”

Inna Saksonova, e cila doli në pension nga Biblioteka Kombëtare e Rusisë, i tha Radios Evropa e Lirë se agjencitë e sigurisë kishin pasur gjithmonë një prani në sallat publike të leximit.

“‘Është një dhomë poshtë shkallëve ku ata qëndrojnë. Unë sapo kisha filluar punën në Bibliotekë, hapa aksidentalisht atë derë dhe pashë një burrë duke ngrënë një sanduiç derisa monitoronte makinat e regjistrimit. Ajo dhomë është ende atje. Unë nuk mendoj se regjistruesit janë ende atje, por çështja është ende e njëjtë. Ne u mësuam, sepse siç duket nuk ka asgjë për të bërë. Vendi ynë nuk ka ndryshuar”, tha Saksonova.

Yevgeny Smirnov, një avokat i organizatës joqeveritare “Komanda 29”, pajtohet, duke thënë se, “githçka është akoma siç ishte në Bashkimin Sovjetik – asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Ata kontrollojnë gjithçka. Duke filluar me prodhimin ushtarak dhe duke përfunduar me balet. Tani kjo strukturë sovjetike po ribëhet në formën më të keqe të mundshme, me monitorimin e stilit sovjetik të gjithçkaje dhe të gjithëve”, thotë Smirnov për agjencitë e sigurisë.

“Tani FSB-ja nuk është nën ndonjë kontroll. Është e mbyllur në vetvete dhe nuk i jep llogari askujt. Në atë kuptim, FSB tani është më e frikshme dhe më e fuqishme se sa ishte KGB-ja”, përfundon ai.(REL)

Next Post
Rama: Çmimi është i njëjtë për të gjithë. Qëllimi ynë, të rrisim kapacitetin vaksinues

Rama: Çmimi është i njëjtë për të gjithë. Qëllimi ynë, të rrisim kapacitetin vaksinues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In