Kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, ku thotë se taksimi i tij varfëroi shqiptarët në këto 7 vite.
Basha ka shopërndarë një video dhe shkruan se në 7 vite, sipas tij, Rama uli fuqinë blerëse, rriti çmimet dhe falimentoi bizneset.
“Taksimi i Ramës varfëroi shqiptarët. Në 7 vite uli fuqinë blerëse, rriti çmimet, falimenoi bizneset dhe largoi qindra mijëra qytetarë nga Shqipëria”, thuhet në videon e ndarë nga Basha.
Ndërkaq ai shton se me planin ekonomik të PD, me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë të punësuarit.
“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%”, shkruan Basha.