• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plani horror për të vrarë Alibeajn! Me kamion dhe vaj të djegur, ose…

by S T
03/09/2024 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i eliminimit të një prej emrave të njohur për drejtësinë, Erion Alibej, është zbardhur nga hetimet e SPAK. Në dosje zbulohet se Alibej mbante pseudonimin “krymi” nga ato që donin ta hiqnin qafe, gjë e cila doli në pah nga bisedat mes Nuredin Dumanit dhe porositësve të këtij atentati mafioz, grupi i vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, ku bënin pjesë Mikael Qosja, Talo Çela dhe persona të tjerë. Thurja e këtij plani nis pah kohë pas vrasjes së efishtë në Bradashesh, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay.

Në një nga mesazhet që Nuredi Dumani i dërgon vëllait të tij Dashnor Dumani shprehet për një diskutim që kanë patur për ‘krymin’ (Erion Alibej) për të cilin është planifikuar të derdhet vaj i djegur në rrugë me qëllim eleminimin e tij gjatë ecjes me makinë. Nuredini i shkruan Dashit: e di që bom muhabet për krymin e mbaj mend që diskutum me derdh vaj djeg.

Kjo e dhënë përputhet me deklarimin e Nuredin Dumanit dhënë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë më datë 17.11. 2022, ku ndër të tjera ka shpjeguar se grupi i vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, ku bënin pjesë Mikael Qosja, Talo Çela dhe persona të tjerë, kanë planifikuar eleminimin e Erion Alibej gjatë ecjes me makinë dhe ndalimi i makinës së tij do të realizohej me hedhjen e vajti të djegur në rrugë me qëllim që makina të dilte nga rruga.

“Në vitin 2019, kohë kur unë kisha dalë nga burg unë Francë dhe ndohesha në Shqipëri, takohesha shpesh me Talo Çelën edhe pse ai ishte në kërkim. Gjatë diskutimeve, Talo më tha: kemi një punë që duhet ta bëjmë, porn a duhet të marrim vaj makinash të djegurqë ta hedhim në rrugë, pasi personi që ne do vrasim ecën shumë shpejta me makinë të blinduar.

Është shumë e vështirë ta eleminosh prandaj duhet fillimisht ta nxjerrim nga rruga duke hedhur në rrugë vaj dhe më pas kur ai ti afrohet zonës ku ne do hedhim vajin do e godasim me kamoin për ta nxjerrë nga rruga dhe më pas do ta godasim me automatik deri kur plumbat të futeshin brenda në xham. Unë nuk e doja se kush ishte ky person. Kjo nuk u realizua pasi në atë kohë personit që i referoheshin me pseudonimin ‘krymi’ sapo i ishte vrarë vëllai i tij dhe sipas Talos nuk ndodhej në Shqipëri por ishte në Holandë.”-deklaron Dumani.

Por plani nuk u vu në zbatim, pasi Alibej nuk ndodhej në Shqipëri, dhe ekzekutimi i tij u mendua të bëhej në një berberhane në Holandë, ku ai shkonte të qethej. Nuredin Dumanit për të kryer vrasjen iu ofruan 300 mijë euro.

“Talo më kërkoi të shikoje në Holandë për të vrarë krymin. Vrasja do të kryhej te një berberhane, vend ku ai shkonte të qethej. Shuma që paguhej ishte 300 mijë euro. Në këtë ngjarje do merrja pjesë unë dhe një person tjetër që do të ngiste motorrin për të cilin Talo nuk më dha detaje se kush është.

Organizimi i vrasjes së krimit në Holandë do të bëhej nga Kel Kamani, I cili e kishte marrë këtë punë Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Unë nuk e pranova këtë pasi në atë kohë kisha ekspuls nga Europa për tre vite. Unë e kam marrë vesh kohë më pas se kush ishte krymi që bëhej fjalë për Erion Alibej.”- tregon Dumani.

Next Post
Goditje e madhe e Dinamos, blutë firmosin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Goditje e madhe e Dinamos, blutë firmosin me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In