Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia dhe eksperti i PD, Mateo Spaho jan përfshirë në një debat në ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 për planin ekonomik të demokratëve.
Për këtë të fundit të ulësh taksat dhe të ngresh shpenzimet, në një kohë pandemie, është e pamundur.
Ndërkaq Spaho e sqaron se shpenzimet nuk rriten, por ndryshojnë pasi PD nuk do i ccojë për koncesione.
MATEO SPAHO: Tatimi mbi fitimin nga 15 deri në 9 e ka biznesi. Uljen e sigurimeve, përfitimin e ka biznesi. Uljen e energjisë elektrike, e ka biznesi.
BESART KADIA: Dikush do i paguajë. Jeni parti që thoni do ul taksën, ul taksën, rrit shpenzimet, rrit shpenzimet. Keni një pandemi.
MATEO SPAHO: Do ndryshojnë shpenzimet.
BESART KADIA: Doja të isha i qetë t’iu dëgjoja. Më vjen keq që keni përfunduar duke thënë që janë këto shifra, nuk janë të vërteta.
Në rast se thoni nuk do bëjmë asgjë në ekonomi, madje heq këto shpenzime,ul taksat, ul borxhin, heq 100 mijë njerëz nga puna se s’i mbaj dot, ka logjikë. Por ul taksat, ngre shpenzimet e pamundur.
MATEO SPAHO: Nuk rriten shpenzimet, ndryshojnë shpenzimet. Nuk kemi shpenzimet për koncesionet. BW