• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Planet për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ibrahimaj: Do garantojë zhvillim, kemi sektorë të nënfinancuar

by E S
24/03/2025 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Shqiptare e Zhvillimit është organi i ri që qeveria shqiptare shpreson se do të garantojë zhvillimin ekonomik dhe të ndihmojë ata sektorë të cilët tani shihen në pozitë të vështirë nga sektori bankar.

E ftuar në studion e emisionit “Ekspres” në RTSH 1, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, sqaroi se Banka do të ngrihet me kapital 100 për qind shtetëror.

Projektligji u miratua javën e kaluar nga Kuvendi dhe financimet e Bankës do të kenë prioritet bizneset që përfshihen në vepra infrastrukturore, eksporte apo projekte strategjike për ekonominë.

“Ligji parashikon që 51 për qind të jetë kapital shtetëror dhe pjesa tjetër mund të mbahet nga institucionet ndërkombëtare financiare, ose edhe kombëtare. Në fillimet e saj kapitali do të jetë 100 për qind shtetëror, pasi banka do të strukturohet, duhet të formatohet, të marrë personat në punë, të bëjë investimet për sistemet në mënyrë që të jetë operativë dhe të tërheqë kapital nga aksionerët e jashtëm.

Kapitali fillestar është 100 milionë euro, i cili shpërndahet në këste. Sipas ligjit, ky kapital do i paguhet Bankës në krye të katër viteve, kohë e mjaftueshme për t’u parashikuar nga buxheti,” sqaroi ministrja Ibrahimaj.

Sipas shefes së dikasterit për sipërmarrjen, Shqipëria ka aktualisht disa sektorë të nënfinancuar.

“Ne ndodhemi në një moment historik në të cilin kemi një normë të rritjes ekonomike, e cila varion në 3,3–3,4 për qind. Në mënyrë që rritja të vijojë e qëndrueshme duhet që të ketë investime publike, që janë të kufizuara nga tavanet buxhetore, por edhe investimet private. Shqipëria mbetet ende një nga ato vende që kanë normën e kreditimit ndaj PBB-së më të ulët se vendet e tjera të rajonit.

Natyrisht që bankat nuk u japin kredi sektorëve me risk të lartë dhe për këtë arsye themelohet ky entitet, një sh.a., i cili do të bashkëpunojë me sistemin bankar për të marrë një pjesë të riskut në mënyrë që kreditimi të nxitet,” tha ministrja e Shtetit.

Ibrahimaj tregoi edhe planet se kur mund të nisë punën Banka me kreditimin e ekonomisë.

“Unë uroj që brenda këtij viti të jetë e mundur për buxhetin e shtetit që të ketë një kapital për Bankën, në mënyrë që të regjistrohet dhe të rekrutojë njerëz. Sipas një plani biznesi që kemi përgatitur në bashkëpunim me një entitet simotër në Itali, Cassa Depositi e Presti, ne parashikojmë që gjatë vitit 2026 të kemi produkte të reja të garancisë, të cilat do të lëvrohen nëpërmjet sistemit bankar. Në vende të shumta të botës këto lloje bankash kanë qenë shumë efektive qoftë në drejtimin e zhvillimit ekonomik, por edhe në drejtim të përthithjes së fondeve ndërkombëtare dhe kryesisht të fondeve të Bashkimit Europian.

Nuk bëhet fjalë që të financohen kompani që janë të pafinancueshme, informale apo kompani që nuk kanë një plan biznesi afatgjatë. Bëhet fjalë që të suportohen ato kompani që e kanë një perspektivë, por në afatshkurtër ndoshta kanë një lloj problematike. Kemi sektorë të ndryshëm, si bujqësia apo manifaktura, që në vitet e fundit, për shkak të forcimit të lekut dhe të ekonomisë shqiptare, kanë pasur një goditje në nivel të ardhurash, pasi i kanë pasur në euro, por kanë një plan biznesi solid, kanë investime të kryera, persona të marrë në punë.

Individët nuk do të kreditohen. Do të kreditohet sektori privat dhe Banka nuk operon me sportelet e veta, por nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Pra, kjo Bankë do të krijojë produkte kursimi të cilat do të mblidhen nëpërmjet Postës Shqiptare dhe produktet e kursimit do u drejtohen individëve. Sigurisht duke u siguruar që të mos bëjmë konkurrencë me sektorin bankar, pasi nuk është qëllimi që të tërhiqen depozitat nga sektori bankar dhe të shkojnë në produkte kursimi të kësaj Banke, por të aksesojmë ato targetgrupe të paaksesuara nga sektori bankar dhe në këtë formë sigurojmë rritjet të likuiditetit dhe rrisim edukimin financiar, nga ana tjetër,” deklaroi ministrja Ibrahimaj në bisedë me gazetarin Nolian Lole.

Next Post
Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për Serbinë

Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In