• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plakja e popullsisë/ Shqipëria më pak e varur ndaj të moshuarve në Europë

by Java News
29/11/2018 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha shtetet.  Në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të bashkimit Europian ky fenomen ka nisur prej dekadash, ndërsa në Shqipëri është bërë më i dukshëm pas viteve 2000. Megjithatë, Shqipëria ruan akoma raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve në Europë.

Në 2018-n varësia ndaj të moshuarve sipas të dhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor llogaritet rreth 20%. Në vitin 2017 ky raport ishte 1% më i ulët. Varësia ndaj të moshuarve matet si raport i personave mbi moshën e punës (mbi 65 vjeç), me numrin e personave në moshë për të punuar (nga 15 deri në 64 vjeç), e shprehur si përqindje. Sipas të dhënave të INSTAT në vjetarin rajonal 2018, qarku i Lezhës mbante rekordin për përqindjen më të lartë të raportit të varësisë ndaj të moshuarve.

Varësia ndaj të moshuarve po rritet me një ritëm të shpejtë. Në fillim të viteve 2000, bazuar në të dhënat e INSTAT norma e varësisë ishte 11.8%.

 

Ka disa faktorë që po ndikojnë në rritjen e varësisë ndaj të moshuarve në vend. Së pari është rritja e numrit të popullsisë mbi 60 vjeç, ku në 2018-n kishte një peshë prej 19% ndaj numrit total të popullsisë, rreth 2 pikë për qind më shumë se një vit më parë. Në 2001, personat mbi 60 vjeç zinin vetëm 10% të popullsisë.

Së dyti, është ulur numri i lindjeve. Norma e fatalitetit te gratë ra sërish në 2017-n, në 1.4 lindje për grua, më pak se mesatarja e Bashkimit Europian.

Së treti, vendi po përballet sërish me një valë të re emigracioni, e cila po pakëson numrin e popullsisë në moshë pune (nga 15-65 vjeç).

 

Si është situata në Europë?

Italia kryeson listën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për sa i përket raportit të varësisë nga të moshuarit, me 34.8%. Vendi fqinj po përballet gjithashtu më rënien e lindjeve dhe ka një normë shumë të ulët fertilitetit.

Edhe në Greqi situata është pothuajse e njëjtë, me një përqindje varësie ndaj të moshuarve rreth 33.6%, e pasuar nga Finlanda me 33.2%,  Portugalia dhe Gjermania me 32.5% dhe Franca me 30.7% (shiko grafikun më poshtë).

Në Europë vendet me varësinë më të ulët janë Irlanda dhe Islanda me një raport varësie përkatësisht 20.7% dhe 21.2%.  Edhe Qipro renditet ndër vendet e BE-së që kanë një % të ulët varësie me rreth 22.8%.

Disa nga pasojat e rritjes së raportit të varësisë ndaj të moshuarve:

Më pak të ardhura tatimore

Shpenzime më të larta

Taksa më të larta

Vështirësi në fondet e pensionit

Presion për të rritur moshën e pensionit

Rritje e pabarazisë

Ulje e konkurrueshmërisë e një ekonomie(monitor)

Next Post
Shqipëria, e fundit në Evropë për pyllëzim, vetëm 28% e sipërfaqes e gjelbëruar

Shqipëria, e fundit në Evropë për pyllëzim, vetëm 28% e sipërfaqes e gjelbëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In