• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plakja e popullsisë me ritme shqetësuese/ Në 6 muaj, 10 mijë bebe dhe 23 mijë pensionistë

by Java News
04/11/2023 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 6-mujorin e parë të këtij viti numri i personave që trajtohen me pension pleqërie, u rrit me gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Këto ishin ritmet më të larta të rritjes në dy dekadat e fundit. Në vend janë rreth 500 mijë njerëz që trajtohen me pension pleqërie. Në këtë periudhë po del në pension brezi i “baby boom”, (të lindur në vitet 1960-1970) shumica e të cilëve  punuan në vitet e tranzicionit dhe kanë probleme me përmbushjen e kushteve për pension të plotë.

Shumë shpejt të moshuarit që aktualisht jetojnë në varfëri dhe në mungesë perspektive do të jenë gjenerata e së ardhmes. Me këto ritme mosha e tretë shumë shpejt do të përbëjë 30% e popullsisë së vendit.

“Po kthehet në një gangrenë të pariparueshme shtimi i popullsisë së moshuar dhe largimi i popullsisë së re. Emigracioni shqiptar nuk është vetëm masiv, por është emigracioni i të rinjve, madje i të rinjve që riprodhohen në emigrim, jo në Shqipëri. Shtimi i popullsisë së moshuar kushtëzohet edhe nga fakti se në thelb është rritur mosha mesatare e popullsisë dhe pensionistët jetojnë më gjatë se më parë, ndaj dhe numri i tyre shtohet vazhdimisht. Zgjidhja janë politika dhe shumë incentiva të cilat stimulojnë qëndrimin e të rinjve në vend dhe frenimin e të rinjve, pasi perspektiva e vendit janë të rinjtë. Janë mbi 60 mijë pensionistë që aktualisht punojnë, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë e situatës, por një lehtësim i sforcuar. Natyrisht ata punojnë pasi kanë përvojë të mjaftueshme profesionale dhe e kanë një zgjidhje të nevojshme në kushtet kur pensionet janë shumë të ulëta dhe nuk mjaftojnë për të bërë një jetë dinjitoze si pensionistë.”-shprehet sociologu Edmond Dragoti.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të faktit që ekuilibri mes personave që dalin në pension dhe bebeve që lindin, po zhbalancohet përditë e më shumë. Nëse në 6-mujorin e parë të këtij viti, 23 mijë persona dolën në pension, në të njëjtën periudhë rreth 10 mijë fëmijë erdhën në jetë.

/f.s

Next Post
VIDEO+FOTO/ Moti i keq, Tirana në vështirësi, përmbytje dhe trafik të rënduar

Instituti i Gjeoshkencave: Ja 3 qarqet më të rrezikuara nga përmbytjet të dielën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In