• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela fëmijët’/ Ç’thotë Dumani për grabitjen e shtëpisë në Shijak. U veshën si policë të anti-drogës, kujtonin se do gjenin 500 mijë euro

by Java News
21/05/2022 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen e SPAK të siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv është edhe vjedhja me dhunë e banesës Hamit Haxhiajt nga 3 persona të maskuar që janë paraqitur si policë të anti-drogës.  Ata kanë shpërthyer derën dhe kanë hyrë brenda, aty kanë gjetur bashkëshorten e Haxhisë të cilës i thanë se po kryenin kontrolle për drogë dhe e kërcënojnë se nëse lëviz do t’i vrasin çunin.

Ngjarjen e ka zbardhur dëshmia e Nuredin Dumani i cili ka thënë se grabitja e shtëpisë së tij u bë pasi ai dhe Talo Çela kishin informacion se sipër dollapit, Haxhia kishte 500 mijë euro. Nga grabitja, sipas dosjes së SPAK, 3 personat dolën duarbosh në krahasim me atë që pretendonin të merrnin. Ata vodhën një sasi prej 2000 eurosh, 60000 lekë rreth 500.000 lekë të kursimeve të fëmijëve të cilat kanë qenë të futura në një arkë druri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore” në Shijak dhe pikërisht në banesën e Hamit Haxhiat, në kohën kur ky i fundit ka dalë nga shtëpia e tij për të shkuar në Tiranë (për probleme të tij personale). Mbasi Hamiti ka dalë nga banesa bashkëshortja e tij shtetasja Anila Haxhiu e ka mbyllur derën nga brenda me çelës, mbas disa minutash dera shpërthehet me forcë nga tre persona të pa identifikuar dhe të maskuar të cilat janë prezantuar si Policia Antidroga dhe kanë thënë fjalët do të bëjmë kontrolle në banesë për droge. Më tej të tre personat kanë filluar që të kontrollojnë shtëpinë, në dhomën e gjumit ku ndodhej Anila, në kuzhinë si dhe në dhomën e gjumit të vjehrrës së saj. Mbasi personat kanë kontrolluar gjithë ambientet e brendshme të banesës kanë vjedhur një sasi prej 2000 eurosh, 60000 lekë rreth 500.000 lekë të kursimeve të fëmijëve të cilat kanë qenë të futura në një arkë druri.

Dumani ka thënë se në shtëpi ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra.

“….Grabitja e radhës ka qenë në Shijak në vitin 2013, kemi qenë 5 veta, unë, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa… Informacionin për grabitjen na e dha Dorjan Shkoza pasi familja e tij jetonte një kat më poshtë personit qa do banim grabitjen. Dori na thoshte që personi që jetonte mbi banesën e tij merrej me pulari. Informacionin e kishte motra e Dorit, e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë, e cila i kishte thënë se në dollapë kishte mbi 500.000 Euro. Tek kjo shtëpia ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra. Në këtë ngjarje kemi përdorur një mjet ML ngjyrë blu e errët, e rregullt me targa të vjedhura. Ky mjet ishte në emrin tim. Kemi shkuar në orën 4 të mëngjesit sepse në atë orë dilte i zoti i shtëpisë.

Dera ishte e blinduar dhe Talo e hapi atë 3-5 minuta pasi kishte me vete veglat që hapte dyert. Pasi u hap dera u futëm brenda të gjithë vetëm Gon Qafa ngeli jashtë me automatik në dorë. Sapo kemi hyrë brenda kemi parë plakën që po dilte nga tualeti. Plakën e mbylli Talo në tualet dhe filloi të shante. …Ata vazhduan kontrollin dhe unë kam ndenjur aty që të mos bërtiste gruaja dhe fëmijët. Me erdhi keq për fëmijët e saj dhe i ledhatova nga faqet. Kur kjo gruaja doli në televizor ka thënë se njëri prej autorëve u soll mirë. Në një kuti kursimesh janë gjetur rreth 3000 Euro dhe jemi larguar. …Më vonë mora vesh se njeri prej çunave që morri pjesë në grabitje kishte marrë dhe unazat e kësaj zonjës…”, ka thënë Dumani.

Prokuroria thotë se deklarimet e Dumanit vijnë në harmoni me provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit dhe në këtë mënyrë krijojnë dyshimin se në lidhje me këtë episod shtetasit Agron Qafa, Nuredin Dumani, Talo Çela, Gent Sharra dhe një person i cili thirrej “Qime” akuzohen për “Vjedhje me dhunë” si dhe ‘’Grupi i strukturuar kriminal.

g.kosovari

Next Post
A ke pasur kontakt me ta? 22 vjet pas vrasjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për herë të parë për familjen Haklaj

A ke pasur kontakt me ta? 22 vjet pas vrasjes së babait të saj, Rudina Hajdari flet për herë të parë për familjen Haklaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In