• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Plakë e fëlliqur…”/ Vajza shpërthen në ofendime ndaj nënës së saj: Paska ardhur këtu kjo qelbësira?

by
18/12/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënë e bijë janë në sherr me njëra-tjetrën, ndërsa sot ato janë përballur në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Përballja mes tyre ishte mjaft e tensionuar. Nëna e thirri të bijën për shkak se ajo i kishte premtuar se do e mbante, mirëpo tani e kishte nxjerrë në rrugë.

Zonja Vide është 84 vjeçe, nga Lushnja, nënë e cila edhe pse ka rritur 9 fëmijë, tashmë është më e vetmuar se kurrë. Ajo i kërkon vajzës së saj Majlinda që ta mbajë, pasi kështu i  ka premtuar, por nga ana tjetër  Majlinda e akuzon nënën se i ka shkaktuar shumë probleme, e madje e ofendon atë, sapo e shikon atë në emision.

Nga ana tjetër Majlinda thotë se ajo nuk mund të kujdeset për nënën e saj, pasi kjo e fundit gjithçka ua ka lënë djemve e madje e akuzon nënën se po e fut edhe në sherr me bashkëshortin.

Majlinda: Paska ardhur dhe këtu kjo? Kjo?! Paska ardhur këtu kjo qelbësira?! Mirë që më zuri me tim shoq po më përzë edhe nga shtëpia. Po paska ardhur edhe këtu ë, po më telendisë ë?! Do vish më në shtëpi ti do vish?! Atje të shkosh në kasolle! Atje ku të lanë çunat.

Zonja Vide: Ti moj, ti do më mbash. Ti që më premtove!

Eni Çobani: Majlinda!

Majlinda: Zonja Eni, ma ka prurë atje ku s’mban më. Plakë e keqe, plakë e fëlliqur, më ke futur në debat me tim shoq. Po më përzë nga shtëpia im shoq mama.

Zonja Vide: Ti më premtove, mos më premtoje.

Majlinda: Të strehova. Çfarë më bëre?!

Eni Çobani: Majlinda pse kështu?! Ke nënën tënde 84 vjeçe?

Majlinda: Po pse vetëm nëna ime është ajo?

Eni Çobani: Po nëna e kujt është, se nëna ime s’është.

Majlinda: Po ka edhe fëmijë të tjerë ajo. Pse më pruri mua këtu ajo. Ka edhe fëmijë të tjerë ta shikojnë edhe ata. Jo vetëm, nuk mundem.

Zonja Vide: Po pse nuk e mendove ti kur më more?

Majlinda: Ngele në mes të rrugës o qelbësirë. Ngele në mes të rrugës o ndyraveshe. Të hapa derën e shtëpisë moj.

Zonja Vide: Se bëre llogarinë ti për nënën? Tani më nxjerr në rrugë.

Majlinda: Derën e shtëpisë ta hapa. Tani më sjell dhe këtu më telendis.

Zonja Vide: Kam rritur 9 fëmijë, të kini turp.

Majlinda: Ke edhe 8 fëmijë të tjerë nuk më ke vetëm mua. Ata ku janë? Sikur nga një muaj…

Zonja Vide: Po pse moj sot u bëra e keqe për ju unë? Se dje isha e mirë që ju rrita.

Majlinda: Po më fut në sherr me tim shoq mama, po më ndan nga im shoq.

Zonja Vide: Po ju rrita  moj, ju kam mbajtur në pëllëmbë të dorës  bashkë me babain tuaj. Mish e oriz  hanit gjithë vitin. Nuk keni parë një ditë zi.

Majlinda: Një javë të mbanin ty ata fëmijë, ata 8 që ke do kalonte gjithë viti.

***

Eni Çobani: Zonja Vide je nëna e 9 fëmijëve. Kjo është një nga të 9, kështu i ke të nëntë? Kështu i ke si Majlinda? Të marrin përpara të 9?

Zonja Vide: Po përderisa s’më mbajnë, përpara më kanë vënë.

Majlinda: Zonja Eni, një ditë merre në shtëpi.

Eni Çobani: Si?!

Majlinda: Po s’të vuri flakën, një ditë merre në shtëpi. Është plakë e fëlliqur plakë e qelbur, të fut në sherr. Një ditë merre në shtëpi dhe do e shikosh zonja Eni. Do fluturosh nga kati i tretë zonja Eni.

Eni Çobani: Ta marr unë në shtëpi?

Majlinda: Po, po, nga kati i tretë do fluturosh nga kati i tretë.

Eni Çobani: Po unë i kam të mitë moj zonjë të marr dhe të tutë tani?

Majlinda: Nga kati i tretë zonja Eni! Ka edhe 8 fëmijë të tjerë. Ta shikojnë pse më drejtohet vetëm mua?

Eni Çobani: Po pse i the pra? Ti i ke thënë hajde.

Majlinda: Mama të kam strehuar në shtëpi se ngele përjashta mama.

Zonja Vide: Po më kishe premtuar moj bijë. Po të mos më kishe premtuar do e gjeja dhe unë vendin tim.

Majlinda: Ngele në kasolle mama. Ne e kemi zakon në fshatin tonë, vajza u martua shkon te burri, e shikon te burri. Shkon te burri. Jo të mbaj vjehrrën im shoq.

Zonja Vide: Unë kam qenë mbretëreshë që ju rrita, ishit 9 fëmijë moj, nuk i rrit dot njeri edhe ju nuk mbani një nënë. Turp t’ju vij.

Eni Çobani: Edhe dhëndri e mban vjehrrën.

Majlinda: Po s’ta kam borxh. Ke edhe 8 fëmijë të tjerë.

/e.d

Next Post
“Blutë na bëjnë të ëndërrojmë”/ Macron shfaqet teksa ngushëllon Mbappe pas humbjes së Francës

"Blutë na bëjnë të ëndërrojmë"/ Macron shfaqet teksa ngushëllon Mbappe pas humbjes së Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In