• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I plagosuri me thikë: Nuk bëj dallime midis dy grave, e kam falur

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Basha, i plagosur dy ditë më parë gjashtë herë me thikë nga e shoqja, është shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se Rudina muajt e fundit kishte probleme me shëndetin mendor.

Sipas tij, ai ka tentuar dy-tri herë ta dërgojë për vizitë te mjekët psikiatër, por ajo nuk ka pranuar. Në deklaratën e tij 45¬vjeçari ka mohuar ta ketë keqtrajtuar gruan. Por nuk ka përjashtuar mundësinë se shkak i gjendjes së saj të jetë bërë xhelozia, pasi ai jetonte bashkë me dy gratë dhe 10 fëmijët, katër me njërën prej grave dhe gjashtë me tjetrën.

Megjithëse ndodhet ende në spitalin rajonal të Peshkopisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 45-vjeçarin, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.

DY MARTESAT

Duke sqaruar dy martesat e tij, 45-vjeçari bulqizak ka deklaruar se me Rudinën është martuar në vitin 2001 dhe me gruan tjetër në vitin 2009. Pra, me të dyja gratë ai ka qëndruar njëherësh, në të njëjtën banesë, për shtatë vite. Basha nuk ka dhënë detaje se si e ka pritur Rudina martesën tjetër të tij dhe nëse ata kanë pasur konflikte për këtë shkak.

“Gjashtë muaj më parë Rudina u bë keq. Kishte një sjellje agresive dhe shpesh nuk kuptonte çfarë bënte. Bëra të pamundurën ta vizitoja dhe ta mjekoja. Ajo kaloi në depresion. Me sa kuptoj, ajo ndikohej nga thashethemet e të tjerëve në fshat. Me siguri i kanë thënë se nuk është mirë që dy gra të kenë të njëjtin burrë. Unë jam përpjekur t’ia plotësoj të gjitha nevojat. Nuk kam bërë dallime mes dy grave apo fëmijëve që kisha me to. Rudina vendosi të largohej nga shtëpia në shkurt të këtij viti. Duke parë gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore, nuk e pengova”, është shprehur më tej Besnik Basha.

FALJA

45-vjeçari mësohet se është mysliman i devotshëm dhe shkon në xhami rregullisht. Për këtë shkak ai është shprehur në polici se ia fal Rudinës krimin e kryer. “Nuk e besoj as tani se Rudina ka dashur të ma marrë jetën. Atë ma ka dhënë Zoti dhe askush nuk ma merr dot. Uroj që Rudina të bëhet më mirë dhe të kthehet pranë fëmijëve”. Mirëpo banorë të fshatit thonë se gruaja mund të jetë ndikuar nga xhelozia dhe kjo mund ta ketë rënduar atë psikologjikisht. Kjo pasi, sipas tyre, ai bënte më shumë për gruan tjetër dhe kjo ishte e dukshme në fshat.

Madje edhe vetë ai publikisht e pranonte si me shaka te banorët këtë fakt. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqaruan se 36-vjeçarja po iu nënshtrohet disa ekzaminimeve shëndetësore, çka mund t’ia lehtësonte ndëshkimin ligjor. Të afërmit e Rudinës kanë marrë gjashtë fëmijët në shtëpinë e tyre dhe po kujdesen që ata të mos kenë probleme. Lidhur me armën e gjetur në banesën e tij, Besnik Basha është justifikuar se atë e mbante prej viti 1997, kohë kur u hapën depot e ushtrisë. Ai është betuar se e dispononte vetëm për vetëmbrojtje në fshatin e largët malor. Basha nuk ka dhënë shpjegime se cilat ishin shkaqet e një martese të dytë, por ai është shprehur se nuk kishte dijeni për pasojat që vijnë nga ky veprim i paligjshëm.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Gjirokastër, makina përplaset me murin, vdes 45-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In