• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I plagosuri 23-vjeçar: Nisi nga disa fjalë banale në Facebook

by Java News
18/10/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amarildo Koçeku, 23-vjeçari i cili u aksidentua qëllimisht me makinë e më pas u qëllua me automatik më 9 tetor, tregon për “Gazeta Shqiptare” kronologjinë e ngjarjes. I shtruar në Spitalin Ushtarak, ai rrëfen se ndodhej në shoqërinë e dajës së tij, në momentin që njëri prej autorëve e përplasi me makinë ndërsa tjetri e qëlloi me armë zjarri. Koçeku thekson se i është bërë padrejtësi që i kanë vendosur masën e “arrestit me burg” për kanosje, ndërsa ka dyshime se policia mund t’i ketë ndryshuar dëshminë rreth ngjarjes së ndodhur.

Amarildo, çfarë ndodhi më datë 9 tetor ku ju mbetët edhe i plagosur?

Atë ditë kam qenë së bashku me dajën tim të vogël kur Shpëtimi na ka dalë para me një makinë. Na ka ofenduar dhe kërcënuar.

Keni pasur konflikte të mëparshme me të?

Jo, me të nuk kam pasur asnjë lloj konflikti. Madje edhe si fytyrë nuk e njihja mirë, sepse nuk kisha asnjë lloj lidhjeje me të.

Ditën e ngjarjes, policia tha se ju keni pasur një pistoletë me vete dhe keni qenë personi i parë që ka kërcënuar palën tjetër. Si qëndron e vërteta e këtij fakti?

Absolutisht jo! Unë nuk kam pasur asnjë lloj arme me vete. Unë nuk kam armë.

Çfarë ndodhi më tej? Kush ju plagosi?

Pasi Shpëtimi na shau e kërcënoi, u nis me makinë për të vijuar rrugën drejt. Unë kam kaluar në krahun tjetër të rrugës kryesore dhe kam hipur në trotuar. Ai i dha makinës indietro dhe më përplasi fort. Në atë moment më qëlluan edhe me armë, por nuk munda ta kuptoja se kush më qëlloi, pasi humba ndjenjat dhe nuk kam marrë më vesh se çfarë po ndodhte. Kur jam përmendur, e kam gjetur veten në spital.

Keni pasur kërcënime më parë nga këta persona?

Ka qenë nipi i Shpëtimit së bashku me tre shokë të tij që më kanë qëlluar me kaçavidë 3-4 herë në pjesën e shpinës.

Kur ka ndodhur kjo?

Kjo gjë ka ndodhur rreth një muaj më parë. Atëherë kam marrë dëmtime të lehta.

E denoncuat rastin në polici?

Jo, nuk bëra asnjë denoncim. Ai rast u mbyll mes nesh. Edhe policia ishte në dijeni, sepse u thirr edhe polici i zonës.

Për çfarë kishte nisur konflikti mes jush?

Vetëm nga disa fjalë banale në “Facebook”.

Pas ngjarjes ku ju u plagosët, a ju ka marrë policia në pyetje? Çfarë ke deklaruar?

Po, më ka marrë në pyetje. Policia ka ardhur këtu në spital. U kam treguar se si ndodhi ngjarja. Kam deklaruar po të njëjtat gjëra që po ju them edhe juve.

Firmosët për deklaratën tuaj?

Po, firmosa, por nuk jam i sigurt a kam firmosur atë deklaratë që unë kam thënë apo jo. Pasi policia më ka dhënë një letër të shkruar jo me shkrim dore, por me kompjuter, dhe më thanë që duhej të firmosja aty, duke shkruar edhe emrin dhe mbiemrin tim. Nuk më lexuan se çfarë shkruhej në të. Kur policia ka ardhur këtu për të më pyetur, unë isha ende nën efektin e narkozës. Edhe urdhrin e arrestit ma kanë komunikuar në spital. Kanë ardhur përfaqësues të gjykatës e të prokurorisë dhe më kanë komunikuar masën që kishin vendosur ndaj meje.

Sa plumba ke marrë?

Kam marrë 4 plumba në këmbë. 2 ose 3 i kam ende pa hequr. Por plaga më e rëndë që kam është ajo që mora nga përplasja e fortë e makinës.

Si është gjendja juaj, i lëviz dot gjymtyrët e poshtme?

Nuk lëviz dot fare nga mesi e poshtë. Nuk i ndjej mirë këmbët.

Pas kësaj që të ndodhi, a ndihesh i kërcënuar?

Normalisht që ndihem i kërcënuar, jo vetëm për vete, por edhe për familjen time.

Cili është apeli juaj?

Ndaj meje po bëhet një padrejtësi e madhe. Unë jam i dëmtuari dhe po më mbajnë në “arrest me burg”. Nuk e di se si e kanë vendosur këtë gjë, kur unë jam aksidentuar dhe jam qëlluar me armë qëllimisht.

BW/d.i.

 

Next Post
Këpucë nga Kosova për ushtrinë e policinë serbe

Këpucë nga Kosova për ushtrinë e policinë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

December 22, 2025
Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

December 22, 2025
Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In