Identifikohet emri i plotë i kalimtarit të rastit që mbeti i plagosur gjatë natës së djeshme në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.
BalkanWeb mëson se përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.
33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar. Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.