Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Kote të Vlorës në rrethana ende të paqarta.
Nga informacionete para, mësohet se Argjil Gjoka së bashku me të vëllain janë konfliktuar me një person.
Për pasojë ka mbetur i plagosur Argjil Gjoka i cili është qëlluar me armë në gjoks.
E njoftuar për ngjarjen policia është nisur në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihen autorët.
g.kosovari