Një person i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spitalin rajonal të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosuri, shtetasi Romeo Berberi, rreth 53 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr. 16 në Korçë, pranë Xhamisë së re. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që janë ende të pa zbardhura rrethanat e konfliktit.
Policia ka ngritur postblloqe në akset nacionale për kapjen e autorit të plagosjes.
/a.r