Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi ku një person ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë, një tjetër person, emrat e të cilëve nuk dihen ende.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se plagosja mes tyre ka ardhur si pasojë e një konflikti të vjetër. Si autori ashtu edhe personi i plagosur mësohet se janë banorë të së njëjtës lagje.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.