Policia e Tiranës ka arrestuar vjehrrin e njërit prej autorëve të ngjarjes të ndodhur dy ditë më parë, ku Eduart Duka mbeti i plagosur. Në lidhje me këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë vënë në pranga 58-vjeçarin Koço Kolvani, 58 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu, mësohet se gjatë kontrollit të magazinave në pronësi të Koço Kolvani, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri automatike, dy krehër automatiku model 56 dhe 55 fishekë model 56.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, vëllezërit Elis dhe Leonard Duka, 26 dhe 30 – vjeç. Po ashtu, nga ana e policisë është bërë kalimi i materialeve hetimore Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
ma.me