• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja në Golem, shkak sherri për parkimin

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plagosja e të riut 26-vjeçar dje në Golem ndodhi pas një sherri për parkimin. Krimi ndodhi pas një konflikti që e kishte nisur një ditë më parë, me autorin e ngjarjes. Policia tha se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 10:35, në ambientet e një lokali, që është në pronësi të familjes së autorit të dyshuar të ngjarjes, 23-vjeçarit Lajden Kadilli.

Ky i fundit ishte ulur për të pirë kafe me të plagosurin, 26-vjeçarin Aldi Çelçima, për të sqaruar një konflikt për çështje parkimi që kishin pasur ditën e shtunë. Por duket se biseda mes dy të rinjve nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi vetëm pak minuta pasi ishin ulur, dy djemtë janë ngritur nga tavolina duke sharë njëritjetrin e më pas janë konfliktuar edhe fizikisht.

jatë përleshjes, i dyshuari Lajden Kadilli ka nxjerrë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar një herë në drejtim të 26-vjeçarit Çelçima. Plumbi e ka goditur në bark të riun dhe për pasojë ai ka humbur shumë gjak, duke mbetur pa ndjenja.

Ndërsa vetë i dyshuari, sapo ka shkrepur armën dhe ka parë 26- vjeçarin të shtrirë në tokë, ka nxituar të largohet nga vendi i ngjarjes. Të lajmëruar nga dëshmitarë të shumtë që kanë qenë në pranishëm, shërbimet e Policisë së Golemit shkuan të parat në vendngjarje, më pas aty mbërritën edhe oficerët e Komisariatit të Kavajës, si dhe ata të Krimeve të Rënda nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

aldi-celcima
Aldi Çelçima

U ngritën pika kontrolli e postblloqe për kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit të ngjarjes, ndërsa u shoqëruan për t’u marrë në pyetje disa dëshmitarë.

KONFLIKTI

Ngjarja e ndodhur dje pranë një kompleksi turistik në plazhin e Golemit, sipas burimeve nga Policia, është vazhdim i një konflikti që autori dhe i dëmtuari kishin pasur një ditë më parë. Familjarët e tyre, të pyetur nga oficerët e Policisë, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, kanë sqaruar edhe motivet e krimit.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se paraditen e së shtunës, Lajden Kadilli dhe Aldi Çelçima ishin konfliktuar, pasi autori e kishte parkuar makinën në pronën e të plagosurit. Familjet e dy të rinjve kishin nga një lokal pranë plazhit të Golemit, në një distancë të afërt me njëri-tjetrin. Dy të rinjtë kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin, pasi Çelçima i kishte kërkuar Kadillit që ta lëvizte makinën që parkoi në pronën e tij.

Megjithatë, ky konflikt u mbyll vetëm me fyerje e tone të larta, pasi menjëherë ndërhynë familjarët e të rinjve, duke arritur të shmangin përplasjen fizike mes tyre. Duke qenë se familjet njiheshin prej vitesh me njëra-tjetrën, kanë qenë prindërit e dy të rinjve që kanë ndërhyrë duke u kërkuar djemve të takoheshin në kafe dhe të sqaronin keqkuptimin mes tyre.

Për këtë arsye, autori dhe i plagosuri ishin ulur dje në kafe për të sqaruar konfliktin e një dite më parë. Me sa duket, jo vetëm që nuk kanë arritur të sqarohen, por situata është përkeqësuar edhe më tej, sa ka shkuar deri në përdorim armësh. Çelçima ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar, Kadilli, ka ikur duke u shpallur në kërkim.

Panorama/d.i.

Next Post

De Biasi kundër Dukës pas fitores me Rumaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In