Sherri mes dy të miturve që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre me thikë brenda një klase të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë nisi për shkak të një vajze.
Dy nxënësit që kryenin mësimin pasdite në këtë shkollë, por që në fakt i përkasin shkollës me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende rrethanore dhe më pas situata ka degraduar deri në përdorim të thikës.
Mësohet se 15-vjeçari me iniciale M.B. kishte ngacmuar motrën e moshatarit me iniciale G.P. Për të dy nxënësit është marrë masa nga shkolla, ndërsa një ditë më pas, para gjimnazit “Qemal Stafa” është vendosur një patrullë policie.
Dy të miturit ishin nxënës të klasave paralele, dhe për shkak se shkolla e tyre është në rikonstruksion, mësimin e zhvillonin tek gjimnazi “Qemal Stafa”. Policia e gjeti në banesën e tij në Domje autorin, i cili u la i lirë pasi shpjegoi rrethanat e ngjarjes./m.j