• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja me plumb në kokë tek “Myslym Shyri”, ndërron jetë 26-vjeçari

by Java News
23/08/2019 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indrit Çelaj nga Mallakastra ishte duke rregulluar një kondicioner në një vilë tre katëshe në rrugën Myslym Shyri kur u qëllua me një plumb në kokë ditën e enjte në mesditë, ndërsa të premten në mëngjes ka ndërruar jetë në spital, pasi qëndroi për disa orë në gjendje kome.

Policia ka zbardhur detajet e ngjarjes dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, ndërkohë që është zbuluar se cili është autori i krimit dhe është shpallur në kërkim.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se i dyshuari është shtetasi me iniciale L. V., që mendohet se është kolegu i të plagosurit, megjithëse ende nuk është saktësuar pozicioni i tij. Për të saktësuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, duhet dëshmia e Indrit Çelajt, që tashmë është e pamundur.

Të paktën deri në orët e mbrëmjes së të enjtes, 26-vjeçari nuk i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, duke qenë se ndodhej në gjendje kome. Nga ana tjetër, Policia ende nuk ka gjetur një dëshmitar tjetër për të rrëfyer ngjarjen, pasi mendohet se në momentin kur ka ndodhur plagosja, në ambientet e objektit që ishte në rikonstruksion e sipër, ndodheshin vetëm i dëmtuari dhe autori.

Policia thotë se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit L. V. /l.m

Next Post
Macron i shqetësuar për zjarret në Amazonë: Shtëpia jonë po digjet

Macron i shqetësuar për zjarret në Amazonë: Shtëpia jonë po digjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In