Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Shkodër, ku një person u plagos me armë zjarri. Tonin Larushku, 38 vjeç, u plagos me armë nga 29-vjeçari Luverdo Kola.
Policia thotë se gjithçka kishte nisur pas një konflikti të çastit në zonën e quajtur “Prek Cali”.
Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ku policisë i është bashkuar edhe FNSH-ja.
Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.
I plagosuri ndërkohë ndodhet në spital, ku raportohet se nuk ka rrezik për jetën.
/a.r