Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbeti i plagosur shtetasi L.R. në qytetin e Laçit.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Me datë 07.02.2017, rreth ores 19:00 është marrë njoftim se në qytet Laç – Kurbin , ka të shtëna me armë zjarri dhe një person ka ngelur i plagosur .
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi L.R. 28 vjeç, banues në Tiranë , i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore , u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë , ku rezultoi të jetë shtetasi me iniciale M.T. 22 vjeç, banues në Laç, me precedentë të mëparshëm penale , i cili u shpall person në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në ambjentet e një lokali, midis të dëmtuarit dhe shokëve të tij prezent , me të dyshuarin M.T.
Në kohën që shtetasi L.R. ka qenë duke u larguar me makinën tip Nissan së bashku me 3 shtetas të tjerë shokë të tij , është qëlluar disa herë me armë zjarri nga shtetasi M.T. i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79 /ë dhe 278/4 të Kodit Penal./a.m.











