• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja e polices Ina Nuka, shpallet në kërkim personi që hodhi kapsollën

by A R
23/11/2018 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas prangosjes së 11 personave që protestuan në mënyrë të dhunshme përballë parlamentit paraditen e së enjtes, pritet që numri i të arrestuarve të rritet pasi mësohet se policia ka identifikuar të tjerë protestues që sulmuan uniformat blu.

Burime nga grupi i hetimit thanë për mediat se është identifikuar mes protestuesve edhe personi që hodhi kapsollën në drejtim të efektives Ina Nuka, e plagosur më rëndë në këtë protestë. Autori dyshohet të jetë Danjel Dobraj, 18 vjeç.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se, gjendja e 24-vjeçares është e stabilizuar dhe brenda ditës së premte pritet të udhëtoje drejt Stambollit ku mjekët do të kryejnë një ndërhyrje të specializuar për të rikuperuar gishtat e dëmtuar. Të njëjtat burime thanë se Nuka ka humbur njërin prej gishtave ndërsa 2 të tjerë janë dëmtuar rëndë.

Gjatë protestës së të enjtes mbetën të plagosur edhe 11 efektivë të tjerë të policisë si dhe 3 protestues. Në ambientet e spitalit vazhdojnë të marrin mjekim vetëm 2 punonjës policie, ndërsa pjesa tjetër bashkë me 3 protestuesit janë larguar pasi morën ndihmën e parë.

Pas përfundimit të protestës ekspertët kriminalistë shkuan në vendngjarje dhe konstatuan se kapsollat që u hodhën drejt punonjësve të policisë kishin në përbërje sasi të lartë baruti. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal ndaj 11 protestuesve për 5 vepra penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë’’, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike”. Ndërsa shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave pritet të verifikojë edhe veprimet e punonjësve të policisë gjatë protestës së banorëve të zonës së Astirit.

/b.d

Next Post
Nafta, diferencat në çmime, importuesit: Evazion ose cilësi e ulët!

'Nga shiu në breshër', nafta në Shqipëri jo vetëm e shtrenjtë, por dhe e keqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In