Plagosja e kamarierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet autori i dyshuar

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në piceri të kamerierit 15-vjeçar me një armë të dyshuar si pistoletë-stilolaps (artizanale).

Policia e Tiranës bën me dije se ka prangosur të dyshuarin Aldo Neziri.

Ndërkohë që ende në kërkim është administratori i subjektit, Leonardo Mejdani. Tre nga të dyshuarit e ngjarjes akuzohen se e fshehën atë, hoqën edhe DVR-të për pamjet nga kamerat e sigurisë, që mund të shërbenin si provë dhe të zbardhnin krimin që dyshohet se ka qenë aksidental.

Dy persona u shpallën në kërkim pas ngjarjes dhe 3 të tjerë u arrestuan, pas plagosjes së 15-vjeçarit kamerier në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet ditën e diel (1 qershor).

Autori dhe administratori i biznesit nuk u gjetën pas krimit, ndërsa me 3 punonjësit prishën vendngjarjen dhe fshehën DVR-në e pamjeve të kamerave të sigurisë. Policia dyshon për ngjarje aksidentale, por nuk e përjashton mundësinë e një konflikti për çështje lekësh.

I mituri, i cili kishte nisur punë vetëm 2 javë më parë në picerinë e kushëririt të tij, në zonën e “Ali Demit”, nuk ishte i deklaruar.

Kamerieri ndodhej ulur në një tavolinë me kushëririn administrator Leonardo Mejdani dhe kolegun, shpërndarës picash, 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar për krimin.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com