• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosja e biznesmenit/ Ngjarja në sy të djemve, polici zbrazi 5 plumba

by Java News
13/09/2017 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oficeri i Burgjeve, Kleant Musabelliu, ka qëlluar 5 herë në drejtim të biznesmenit Pëllumb Gjoka, me qëllim për ta vrarë, por vetëm një plumb e ka goditur atë në këmbë. 

Burime të Policisë së Tiranës thanë se për këtë arsye ndaj efektivit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, tashmë të arrestuar, është ngritur akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.

Ndërsa mësohet se ngjarja e së hënës mbrëma te “Pazari i Ri”, ka ndodhur në sy djemve të autorit e të plagosurit, të cilët ishin edhe qëllimi i takimit mes tyre, për sqarimin e një sherri që kishin pasur më parë.

Megjithëse Policia tha pas ngjarjes se 46- vjeçari Pëllumb Gjoka ishte plagosur lehtë dhe ishte jashtë rrezikut për jetën, duket se situata ka qenë më e rëndë se kaq. Operacioni për heqjen e plumbit në njërën këmbë, ka zgjatur disa orë në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve, ka qenë shumë delikat, pasi i plagosur kishte humbur shumë gjak.

Megjithatë, ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Më pas, biznesmeni është transportuar për mjekim më të specializuar në një prej spitaleve private në Tiranë.

Në lidhje me ngjarjen, dëshmitarët e pyetur nga Policia kanë deklaruar se jashtë ambienteve të lokalit ku ndodhi ngjarja, kishin dëgjuar 5 të shtëna arme zjarri. Por nga verifikimet e kryera nga ekspertët, është konstatuar se 4 plumba kishin goditur tokën, ndërsa biznesmeni është qëlluar nga një plumb në këmbë.

NGJARJA

Ngjarja, ku mbeti i plagosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ndodhi të hënën, rreth orës 21:00, para një lokali te “Pazari i Ri”, në Tiranë. Policia tha se i plagosuri ndodhej jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka goditur në pjesën e këmbës.

Autori e ka qëlluar atë me armën e shërbimit dhe menjëherë është vënë në pranga nga Policia. Policia është njoftuar për ngjarjen nga një telefonatë në numrin e emergjencave dhe aty ka mbërritur menjëherë patrulla më e afërt e Komisariatit nr.1, që ka mundur të ndalojë autorin e dyshuar.

Dëshmitarët kanë deklaruar në Polici se fillimisht konflikti ka nisur në ambientet e lokalit, por i plagosuri, duke tentuar të qetësojë situatën, i ka kërkuar autorit që të dilnin jashtë.

Por pak sekonda pasi kanë dalë jashtë, Kleant Musabelliu, 43 vjeç ka qëlluar drejt tij me armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur.

“Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërpërmendur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe ata ishin takuar në zonën e ‘Pazarit të Ri’ për të biseduar në lidhje me konfliktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Next Post
Champions/ Reali dhe Manchester City fitojnë thellësisht, Liverpooli ndahet në barazim

Champions/ Reali dhe Manchester City fitojnë thellësisht, Liverpooli ndahet në barazim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In