Policia ka identifikuar personin që plagosi 4 shtetas në Laprakë gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve bëhet me dije se autori i krimit është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, shtetasi Arben Seferi raporton Panorama.
Në videon më poshtë janë pamjet e para nga vendngjarja ku 4 persona u plagosën me armë mbrëmjen e sotme në një lokal në Laprakë. Mësohet se pronari i lokalit Arben Seferi i shpallur në kërkim, dyshohet të ketë qëlluar mbi katër të rinjtë. Të plagosurit ndodhen në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën./a.m.