Policia e Durrësit ka arrestuar njërin prej personave të dyshuar për plagosjen me thikë të një 15-vjeçari.
Pak minuta pas ngjarjes policia mundi të vërë në pranga një të mitur për ngjarjen ndërkohë po kërkohet një tjetër shtetas.
15-vjeçari A.S., ndënës i shkollës “Bedrie Bebeziqi”, u plagos në oborrin e institucionit arsimor pas konfliktit me disa adoleshentë të tjerë./a.m.