Një adoleshent është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ka plagosur me thikë dy të rinj.
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 16 ku pas një konflikti që policia i referohet për motive të dobëta, 16-vjeçari plagosi me thikë Xh.M., rreth 19 vjeç dhe M.R., rreth 17 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.ç











