• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosi policin, avokati kërkon lekë, gjykata nuk i jep dënimin

by A R
17/09/2020 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin Historia ime në Tv Klan ka ardhur një kërkesë ndryshe nga një nënë. Djali i saj ndodhet në Burgun e Zaharisë ndërkohë që prej tre vjetësh pret gjykatën të vendosë për fatin e tij.

Në shtator të vitit 2017, Ramadan Marku plagos me thikë një polic në Kamëz për arsye të panjohura. Prej asaj dite nëna e 20-vjeçarit kërkon të njihet me dënimin që do t’i jepet djalit të saj dhe nuk kupton pse po zvarritet kaq gjatë ky proces gjyqësor.

Ajo ka qenë në studion e Historia imë për të kërkuar përgjigje për pikpyetjet e saj lidhur me vendimin e munguar të gjykatës për veprën penale që ka kryer i biri në 17 shtator 2017.

Mirela Milori: Gjithçka ka shkuar mirë me ta, deri para tre vitesh, kur jeta juaj do të merrte një tjetër rrjedhë. Çfarë ndodhi në Shtator të 2017-ës?

Manushaqe Marku: Unë isha tek puna si përditë. I lashë në gjumë burrin, Ramadanin dhe vajzën. Djali i madh ishte në punë në Kosovë. Me bie një numër telefoni. Kur më ra për së treti e hapa dhe më thotë jam inspektori i rajonit në Kamez, nëse je e mundshme hajde paraqitu. Më pyeti nëse kishim ndonjë problem, konflikt, pronë apo ndonjë gjë tjetër, por unë i thashë që nuk kam prona.

Mirela Milori: Më 2017 djali jot Ramadan Marku plagos një polic, dihet ndonjë konflikt të hershëm?

Manushaqe Marku: Jo, jo, unë as si polic nuk e njihja kush ishte.

Mirela Milori: Si ka ndodhur ngjarja, për çfarë ndodhi?

Manushaqe Marku: As ai nuk e di, ka qenë pa vetëdije, është çuar nga gjumi, direkt ka dalë, kur polici ka kaluar rrugën janë përballur dhe ka ndodhur. Të gjithë që e kanë parë kanë thënë se nuk ndodhi asnjë konflik asgjë, vetëm kanë parë që polici ka rënë në tokë.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi me Ramadanin më pas, a doli në gjyq?

Manushaqe Marku: Në gjyq e kanë nxjerrë herë pas here por e anullonin muaj për muaj. Kishte raste që nuk më tregonin as muajin e gjyqit, vetëm kur më merrte në telefon Ramadani, kam qenë për gjyq o mami më thoshte.

Mirela Milori: A ka marrë ndonjë vendim gjykata?

Manushaqe Marku: Nuk e kanë dënuar, që tre vite, është në paraburgim në burgun e Zaharisë, që quhet spitali i burgjeve.

Mirela Milori: Nga se vuan Ramadani, nga çfarë vuan djali jot, çfarë kanë thënë mjekët?

Manushaqe Marku: Asnjë gjë nuk më thonë, as mjekët, asgjë.

Mirela Milori: A ka pasur më përpara raste që të humbiste vetëdijën në familje?

Manushaqe Marku: Jo, jo ishte shumë i heshtur.

Mirela Milori: Ka një avokat djali jot?

Manushaqe Marku: I ka vënë shteti një avokat, por ai kërkonte lekë dhe unë nuk kisha mundësi t’i jepja asgjë. Më kërkoi të paktën një 500 mijëshe.

Mirela Milori: Po për shëndetin mendor a të ka thënë gjë avokati apo përfaqësuesi ligjor që cili është statusi i djalit tënd?

Mirela Milori: Jo, asnjë fjalë, nuk më ka thënë asnjë njeri. Unë kërkoj që t’i japin një dënim, aq sa e meriton, mos e lënë këtu nëpër burgje kot pa lidhje sa atje sa atje.

Gjatë emisionit Manushaqja ka treguar se është dhunuar edhe shpesh nga bashkëshorti i saj agresiv, madje edhe ai është futur një vit burg për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj saj, duke i lënë edhe një shenjë në ballë. Ajo tregon se as fëmijët nuk shkuan të shihnin të atin në burg pas kësaj ngjarje.

Sipas Manushaqes, Ramadani duke i ditur raportet e të atit dhe të ëmës dhe dhuna që i ushtroheshe asaj, ka ndikuar shumë tek ai.

/a.r

Next Post
Kush është Evis Kushi, ministrja e re që Rama i besoi ‘Arsimin’ pas Shahinit

Rama i kërkoi dekretimin e ministres së re të Arsimit, Meta firmos "në sekondë" për Evis Kushin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In