Një 52-vjeçar me iniciale R.K. ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit ka plagosur me sende të forta katër persona.
Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.