Një person plagosi sot në mesditë me dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, raporton BBC. “Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës”, njoftoi prokuroria e Parisit.
Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime. Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxori një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij. Agresori, i plagosur rëndë, vdiq disa çaste më pas./a.meta
/a.meta