Policia prangosi një 42-vjeçar në Pogradec, pasi më 30 dhjetor ai kishte plagosur një të moshuar në fshatin e tij.
Ngjarja ndodhi 30 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa gjykata kishte urdhëruar ndalimin e tij.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 05.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 30.12.2020, në fshatin Velçan, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
/a.r