Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga autorin e plagosjes që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru. Në pranga të policisë ka rënë Ladimir Kallja, 24 vjeç.
Kallja qëlloi me armë zjarri pistoleta shtetasin U. M duke e plagosur në disa pjesë të trupit. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:50 në lagjen Shpat, Babrru.
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset i riu
Policia e kryeqytetit, bën të ditur se në zonën e njohur si Babrru, ka pasur të shtëna me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet U.M.
Veprimet e para hetimore thuhet se autori i dyshuar për këtë ngjarje, është shtetasi me inicialet L.K, 25 vjeç.
Si fillim ka qenë një telefonatë e numrin e emergjencave 112 ku dhe është bërë njoftimi për ngjarjen në fjalë.
Ndërsa nga ana tjetër mësohet se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në S.Q.U.
a.ç